Lufta me Kinën, Pakistanin ‘Brenda Sferës së Realitetit’ – Shefi i Ushtrisë Indiane

Zyrtari më i lartë në ushtrinë indiane i ka paralajmëruar eprorët e tij në Nju Delhi që India duhet të jetë e përgatitur për një luftë me Kinën njëkohesisht edhe me Pakistanin nëse marrëdhëniet me bllokun e Pekinit vazhdojnë të bien.

Shefi i ushtrisë, gjenerali Bipin Rawat, i bëri komentet të mërkurën para Qendrës për Studimet e Luftës Tokësore lidhur me marrëdhëniet e Indisë me Kinën, duke e akuzuar Pekinin për “perkuljen e muskujve” dhe rritjen e vazhdueshme të pretendimeve mbi sovranitetin në tokë dhe det. Ai paralajmëroi se “ndarja e sallamit, duke marrë territor në një mënyrë shumë graduale, testimi i kufijve tanë të pragut është diçka që duhet pasur kujdes dhe ne duhet te mbetemi të përgatitur për situata të reja që mund të dalin gradualisht në konflikt”.

Kina është përplasur për territor me shumë nga fqinjët e saj, përfshirë Indinë në Arunachal Pradesh, Japoninë në Detin e Kinës Lindore, Filipinet dhe Vietnamin në Detin e Kinës Jugore dhe më së fundi Bhutanin në Plateau Doklam edhe pse në këtë rast, Butani veproi kryesisht si një përfaqësues indian në tensionin 10-javor gjatë verës.

Rawat shtoi se kishte pak shpresë për një pajtim me rivalin e vjetër të Indisë, Pakistanin, i cili është i lidhur shumë ngushtë me Kinën. “Nëse këto konflikte do të jenë të kufizuara në hapësirë dhe në kohë, ose nëse këto mund të zgjerohen drejt një luftë gjithëpërfshirëse përgjatë tërë kufirit me [Pakistanin] duke përfituar nga situata që zhvillohet në kufirin verior, atëherë është shumë e mundshme qe konflikti te shtohet me tej, “Tha Rawat.

India dhe Pakistani janë përplasur në mënyrë të përsëritur në rajonet e tyre kufitare Kashmir dhe Punjab, duke bërë madje disa luftra që nga pavarësia e tyre e vitit 1947. Rreth 150 njerëz u vranë në përleshjet më të fundit në 2014 dhe 2015. Duke filluar nga mesi i vitit 2016, Separatistët islamikë kanë sulmuar forcat indiane të sigurisë në Kashmir, duke çuar në të paktën 92 vdekje, 19,000 plagosje dhe mbi 8,500 arrestime. India pretendon se Pakistani financon separatistët për të dobësuar mbajtjen e Indisë në rajonin e cmuar malor.

Rawat hodhi poshtë nocionin se të tre kombet, duke qenë fuqi bërthamore, do të parandalonin luftën. “Armët bërthamore janë armë të përmbajtjes. Po, janë, Por të thuash se ato mund të frenojnë luftën ose nuk do të lejojnë që kombet të shkojnë në luftë, në kontekstin tonë kjo mund të mos jetë e vërtetë,” tha ai. Nëse marrëdhëniet vazhdojnë të degradohen, atëherë “lufta qëndron brenda sferës së realitetit”.

Autoritetet kineze i quajtën komentet e Rawatit “tronditëse” dhe shpresuan se pikëpamjet e tij nuk ishin pikëpamjet e qeverisë së tij. “Ne e dëgjuam deklaratën e Indisë, po ashtu kemi parë se shtypi indian ka vënë në dukje se raportet janë tronditëse”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme kineze Geng Shuang. “Siç raportohet nga shtypi indian … ne nuk e dimë nëse ai ishte i autorizuar të fliste ato fjalë ose ato ishin vetëm fjalët e tij spontane apo fjalët e tij përfaqësonin pozicionin e qeverisë indiane”.

“Vetëm dy ditë më parë, presidenti [kinez] Xi Jinping vuri në dukje [kryeministrin indian] Narendra Modin se të dy vendet i kanë mundësitë e zhvillimit reciprok larg kërcënimeve. Shpresoj që ky zyrtar ushtarak të shohë qartë këtë prirje dhe të kontribuojë në zhvillimin e marrëdhënieve të Kinës dhe Indisë dhe të shohi diçka më shumë në këtë drejtim, “shtoi Shuang./ Gazeta Impakt

burimi:sputnik

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne