‘Lufta kundër terrorit’ ka lënë miliona të vdekur në të gjithë Lindjen e Mesme

Çështjet kritike përgjithësisht anashkalohen ose injorohen

nga Shane Quinn.

Ndërsa hulumtimi flet për situata të mëvonshme, operacionet “kundër terrorizmit” të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara, për shumë vite kanë shkaktuar sa vjen e më shumë rrënim. Mos përmendim përkeqësimin në vazhdimësi të pasojave që kanë lënë.

Një vlerësim i përafërt tregon se katër milionë myslimanë kanë vdekur si rezultat i luftërave të drejtuara nga Shtetet e Bashkuara në Lindjen e Mesme, të cilat datojnë që në Luftën e Gjirit kundër Irakut në fillimin e viteve 90. Lufta e Gjirit u zhvillua nga SHBA, ndërsa Franca, Britania dhe Arabia Saudite e përkrahën me një mbështetje të mirëpritur.

Kjo ishte në përgjigje të pushtimit të Kuvajtit nga Sadam Huseini në fillim të gushtit të vitit 1990, kur diktatori irakian nuk po i bindej urdhrave të padronëve të tij perëndimorë. Megjithatë, ishte popullata civile irakiane ajo që do ta paguante çmimin real, dhe jo për herë të fundit.

Për 42 ditë dhe netë të njëpasnjëshme, forcat e koalicionit të udhëhequra nga Shtetet e Bashkuara i servirën Irakut një nga sulmet ajrore më shkatërruese në historinë ushtarake. Mbi 88,000 ton bomba u hodhën në tokën e Irakut nga mesi i janarit 1991 deri në fund të shkurtit. Pjesa më e madhe e bombardimeve u kryen mbi zonat civile.

Sulmi i Hyseinit i vitit të mëparshëm në Kuvajt kishte shkaktuar një “zemërim ndërkombëtar”. Bombardimet me pasoja shkatërruese, u vendosën me miratimin e disa qarqeve dhe heshtjen e disa të tjerëve. Në këtë pikë, qeveritë perëndimore tashmë kishin aprovuar dhe vendosur sanksione “gjenocidale” mbi Irakun, një përgjigje e menjëhershme ndaj pushtimit të Kuvajtit nga Sadami.

Sanksionet zgjatën 13 vite (1990-2003) dhe sollën vuajtje të pallogaritshme. Mungesa e elementëve bazikë ndikuan në veçanti tek fëmijët e Irakut, ku mosha nën 14 vjeç përbënte 45% të popullatës së Irakut. Masat e tilla mbetën ende “të vleresuara”, siç u deklaruan me mburrje në vitin 1996 nga Madeleine Albright, ish Sekretare e Shtetit.

Në fillim të shekullit 21, mizoritë e 11 shtatorit u përdorën si pretekst për të rifilluar operacionet ushtarake në Lindjen e Mesme. Afganistani, Iraku dhe në një masë më të vogël Pakistani i armëve bërthamore, u vunë nën bombardime apo pushtimet perëndimore. Në të vërtetë, numri i të vdekurve civilë sot mund të shkojë nga gjashtë deri në tetë milionë, duke pasur parasysh se shumë vdekje në Afganistan mund të ishin shmangur.

Disa javë pas 11 shtatorit, SHBA lancoi fushatën e saj ajrore në Afganistan. Abdul Hak, një figurë e respektuar anti-talebane, i përshkroi sulmet ajrore të presidentit George W. Bush si “një pengesë e madhe” në luftën e tyre për të rrëzuar talebanët nga brenda.

I informuar paraprakisht se çdo sulm në territorin afgan ishte i paligjshëm, Presidenti Bush u përgjigj: “Nuk më intereson se çfarë thonë avokatët ndërkombëtarë, ne do veprojmë forcërisht”.

Organizatat e ndihmave që punonin në Afganistan insistuan se çdo bombardim do të rezultonte në katastrofë humanitare. Përsëri, paralajmërimet e tilla nuk paraqitën rëndësi për Pentagonin. Hak, lideri kundërshtar i Talebanëve, më tej tha:

“Ata [amerikanët] nuk duan t’ia dinë për vuajtjet e afganëve, apo sesa njerëz do të humbin”.

Gazetari hulumtues britanik Nafeez Ahmed shkroi në qershor 2017,

“Për shkak të mungesës së të dhënave në Irak, mungesës pothuajse të plotë të të dhënave në Afganistan dhe indiferencës së qeverive perëndimore ndaj vdekjeve të civilëve, është e pamundur që fjalë për fjalë të përcaktohen vërtetë humbjet e jetëve të civilëve”.

Media gjithashtu mban përgjegjësinë e saj për mungesën e të dhënave dhe mosekzistencën e një shifre të besueshme të vdekjeve. Fare pak gazetarë perëndimorë janë gjendur gjithnjë në terren për të dëshmuar realitetin që shpaloset para syve, e lëre më të raportohet mbi të me saktësi.

Qytetarët e Lindjes së Mesme kanë kohë që shkojnë në drejtimin Orwellian të “inekzistencës si njerëz”. Ekzistenca e tyre mezi pranohet edhe pasi të jenë vrarë. E kundërta ndodh me vrasjet në seri në SHBA, ku ato marrin vëmendje të jashtëzakonshme, pavarësisht krahasuar me numrin më të pakët të vdekjeve.

Në vitet e fundit, shkatërrimi i bërë nga fushata terroriste “kirurgjikale” e Barak Obamës zbardh një të vërtetë mbi rrënimin. Në fund të vitit 2014, “vrasjet e shënjestruara” nga dronët të tij në përpjekjet për të eliminuar 41 terroristë të dyshuar, vranë gjithashtu edhe 1.147 njerëz të tjerë. Duke pasur parasysh këtë, ky është një shembull i dokumentuar.

Ata që janë vënë “nën shënjestër” konsiderohen një kërcënim potencial për SHBA-në, ndërsa pjesa tjetër konsiderohen thjesht “dëm kolateral”. Politika të tilla i rrënojnë parimet e pafajshmërisë derisa provohet faji.

Ndërkohë, media e lirë i ka kushtuar një vëmendje të paprecedentë rasteve si ai i Madeleine McCann, i transmetuar gjerësisht në Britani dhe SHBA. Në veçanti, rasti McCann raportohet rregullisht edhe në ditët e sotme.

Zhdukja e McCann në maj të vitit 2007 shkaktoi një tragjedi të madhe për familjen e saj. Po sot, sa mbulim i ka bërë shtypi zhdukjeve të fëmijëve të tjerë që kanë ndodhur më pas? Apo shumë më tepër vrasjeve të miliona të tjerëve në Lindjen e Mesme dhe gjetkë? Dhjetë vjet pas zhdukjes së McCannit, shumë nga mediat kryesore në Britani dhe SHBA vazhdojnë me përkushtim mbulimin e mëtejshëm të zhdukjes së saj. 10 vjetori i pushtimit të Irakut nuk mori asnjë vëmendje të tillë.

Vetëm disa muaj përpara lajmit të bujshëm në media për McCannin, u zbulua se SHBA-ja kishte shkelur në mënyrë të përsëritur më shumë se çdo shtet tjetër Traktatin e Mospërhapjes së Armëve Bërthamore (NPT). Shtetet e Bashkuara, së bashku me fuqitë e tjera bërthamore, kanë një detyrim ligjor të përforcuar edhe nga Gjykata Botërore për t’iu përmbajtur nenit 6 të NPT-së. Sipas tij, duhen eliminuar deri në fund armët bërthamore, që të sigurohet kështu mbijetesa e njerëzimit në të ardhmen.

SHBA më vonë hyri në një marrëveshje bërthamore me Indinë, e cila u miratua nga Kongresi, por që minonte rëndë themelet e NPT-së. India e filloi zhvillimin e armëve bërthamore në vitet 60 dhe gjendet gjithmonë me një përballje të vazhdueshme me armikun e saj të vjetër, Pakistanin fqinj, një tjetër shtet bërthamor.

Duke ndjekur shembullin amerikan, Kina i është drejtuar Indisë dhe Pakistanit me marrëveshje të ngjashme bërthamore. Politikat e tilla e kanë bërë shumë të vështirë eliminimin e armëve bërthamore. Pothuajse asnjë nga këto shkelje të hapura ndaj NPT-së nuk janë raportuar në mediat kryesore, pavarësisht pasojave të rrezikshme, potencialisht apokaliptike. Tani kemi një tjetër shans në rritje të konflikteve bërthamore në Detin e Kinës Jugore ose përgjatë kufijve të Rusisë, ku NATO vazhdon të përparojë vazhdimisht, ndërsa forcat e shumta ushtarake amerikane mbajnë nën vëzhgim dhe kontroll Kinën./globalresearch/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne