“Luftë” në zyrat e shtetit për të marrë ndihmën ekonomike

Një situatë e rëndë ka ndodhur ditën e enjte në zyrat e ndihmës ekonomike në Shkodër. Sipas një videoje të publikuar nga ish-kryeministri Sali Berisha, duken disa banorë të cilët pretendojnë se janë hequr pa të drejtë nga skema e ndihmë ekonomike. Ata akuzojnë se janë lënë pa bukë, pas heqjes së pagesës.

“Më hoqe ndihmën ekonomike, pasha kryt e fmijëve. Më hoqën ndihëm ekonomike, bukën e fëmijëve. Punë nuk ka, bukë jo, ku me i marrë?!”, – thotë një grua.

“Ky është shërbimi për qytetarët në zyrat e narkoshtetit! Shikoni videon e qytetarit dixhital. Kjo është bërë dje në zyrën sociale të ndihmës ekonomike Shkodër” – shkruan Berisha.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne