Luis Enrike s’ka dilema: Modric djalë i mirë, Mesi është lojtari më i mirë në botë

Debate për më të mirin në botë për herë të parë pas dhjetë vjetësh nuk është më midis Lionel Mesit dhe Kristiano Ronaldos, por mes Luka Modric e Lionel Mesit. Të paktën kështu mendojnë specialistët, që vlerësojnë ende më lart yllin argjentinas.

Kështu, trajneri i Spanjës, Luis Enrike, ka thënë se lojtari i tij kur drejtonte Barcelonën, Lionel Mesi, është lojtari më i mirë në botë dhe jo Luka Modric. Duke folur para ndeshjes së Spanjës ndaj Kroacisë në Ligën e Kombeve, që luhet sot në mbrëmje, Enrike tha se Luka Modric mund të jetë më i miri në Kroaci, por në botë Mesi është më i miri dhe për këtë nuk ka diskutime.

Trajneri Luis Enrique e vlerëson kontributin e mesfushorit të Realit të Madridit në lojën e futbollit, por insiston se argjentinasi mbetet një hap para të tjerëve në këtë garë. “Nëse flas për Kroacinë, atëherë flas për Modricin dhe Rakiticin”, tha Enrike.

“Por, nëse flas për më të mirin në botë, ai është Leo Mesi”, shtoi tekniku i kombëtares spanjolle. Duhet thënë në fund që rivaliteti i Mesit në dhjetë vjetët e fundit nuk ka qenë me asnjë lojtar tjetër përvec Kristiano Ronaldos dhe të dy kanë fituar në mënyrë të barabartë.

Burimi: Pamfleti 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne