Kryetari i Partisë Demokratike, muslimani Lulzim Basha pas te cilit shkojne si zara me qindra muslimane sot ka bere nje deklarate islamofobike dhe racist. Sot Lul Basha ka pritur Zsolt V. Nemeth, kryetar i Komisionit të Jashtëm të Hungarisë. Ne kete pritje Lulezim Basha ka pershkruar kohen osmane si nje te keqe, dhe i ka pershkuar katoliket e Hungarise si aleate te katundarit dibran Lul Basha ne luften kunder Turqise. Ja cfare ka thene Bashe Luli:

“Sot pata nderin të pres në Sheshin e Lirisë, Zsolt V. Nemeth kryetarin e Komisionit të Jashtëm të Hungarisë. Miqësia jonë me Hungarinë është e hershme dhe popujt tanë kanë luftuar shpesh kundër së njejtës të keqe, nga pushtimi osman tek diktatura komuniste.

Një betejë e re na bashkon sot përsëri, shqiptarët e lirë dhe hungarezët e lirë dhe europianët e lirë anembanë Europës. Kjo është beteja kundër padrejtësisë dhe tiranisë së krimit, drogës dhe korrupsionit.

Sot jemi të bashkuar të gjithë europianët për liri të vërtetë, për demokraci të vërtetë, për mirëqenie të vërtetë për qytetarët tanë. Këto qëllime do të arrihen duke luftuar interesat qindra miliona dollarëshë të korrupsionit, platformën kriminale të drogës dhe çdo interes të veçantë që kërkon të zëvendësojë demokracinë e qytetarëve nga qytetarët dhe për qytetarët, me teatrin e kukullave, që dikton në emër të interesave miliarda dollarëshe të spekullantëve dhe përfituesve në kurriz të demokracisë.”

Muslimanet shqiptare duhet ta ndershkojne Lulezim Bashen me votat e tyre per kete islamofobi dhe turkofobi te hapur te tij. Lulezim Basha nuk eshte me i mire sesa Edi Rama per muslimanet e Shqiperise./ Gazeta Impakt

205