Lulzim Basha, paguan haraçin, ia fal Shkodrën dhe Lezhën katolikëve

Pas deklaratës së disa javëve më parë që Partia Socialiste i ka mbushur komunat me kriminelë katolik, në listën për deputetë demokrat në KQZ Lulzim Basha ka habitur të gjithë opinionin publik shqiptar. Përveç përjashtimin nga kjo listë e veteranëve themelues të PD-së, Luli i cili u kërcënua dhe më pas kërkoi falje ndaj katolikëve, tani mesa duket ka vendosur ti shpërblejë ata me poste kyçe në Partinë Demokratike.

Në dy qytetet kryesore të veriut të Shqipërisë, në Shkodër dhe Lezhë, Lulzim Basha ia ka dorëzuar të dy këto qytete katolikëve. Duke thyer tolerancën ndërfetare të vendit dhe poshtëruar muslimanët shkodranë në Qarkun Shkodër Basha ka dorëzuar listën e mëposhtëme të kandidatëve për deputetë:

Romeo Gurakuqi, Izmira Ulqinaku, Lorenc Luka, Bardh Spahia, Nard Ndoka, Gjok Uldedaj, Anton koka, Prelë Gjoni, Isuf Meta, Benardeta Syku, Arvit bushati, Ardit Çybyli, Denis Fani, Aurel Markaj, Denisa Meçi, Orjeta Shkambi, Nikolin Staka, Zef Shtjefni.

Siç shihet në këtë listë vetëm 2 muslimanë figurojnë në vendet e para ndërsa të tjerët janë të gjithë katolikë. Listën e drejton ekstremisti katolik Romeo Gurakuqi, një zar i Henri Çilit i cili në vitin 2012 në një shkrim me titull “Për një shtet demokratik, shekullor e të europianizuar” kërcënonte Sali Berishën kur ky i fundit lavdëronte turqit në një nga prononcimet e tij.

Shitja e tolerancës fetare nga Lulzim Basha ndaj katolikëve shihet me rëndë në Qarku Lezhë. Këtu të gjithë kandidatët për deputetë shihen të jenë katolikë përveç njërit:

Aldo Bumçi, Lindita Metaliaj, Andon Frrokaj, Preç Zogaj, Martin Biba, Luigj Gjergji, Enkelejda Rica, Klajti Reçi, Albert Loçi.

Zelli i Lul Bashës për të promovuar islamofobë dhe katolikë të rilindur shihet edhe në Gjirokastër ku në krye të listës ai ka vendosur Tritan Shehun, dhe në Korçë Valentina Dukën. Këta persona jo vetëm që kanë qenë kundërshtarë të partisë demokratike ndër vite por me prononcimet e tyre kanë krijuar shumë antipati.

Lista e Lulzim Bashës, e cila po kundërshtohet në të gjithë vendin dhe po shoqërohet me dorëheqje sikur ajo e Ramiz Çobës në Shkodër, tregon papjekurinë dhe idiotësinë e Lulzim Bashës në drejtimin e Partisë Demokratike. Nëse muslimanët shqiptarë, përballë katolikut Edi Rama dhe protestantit Erion Veliaj, mund ta shikonin Partinë Demokratike si një alternativë balancuese fetare, tanimë ata janë zhgënjyer përfundimisht. Lulzim Basha i cili sëbashku me Edi Ramën vendosi që fushatën zgjedhore ta bëj në Ramazan dhe zgjedhjet në ditën e Bajramit, mesa shihen nuk kanë aspak respekt për muslimanët e Shqipërisë dhe tolerancën fetare që ata përmendin sa herë ua ka interesi.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne