Macron do të përpiqet ta bind Trumpin të heq dorë nga prishja e marrëveshjes bërthamore me Iranin

Presidenti i Francës, Emmanuel Macron më datat 23-26 prill do të zhvillojë një vizitë zyrtare në Washington.

Gjatë vizitës Presidenti Macron do të takohet me homologun e tij amerikan, Donald Trump.

Në agjendën e bisedimeve të Presidentit Macron do të jetë harta rrugore që do të ndiqet në Siri si dhe forcimi i marrëdhënieve ShBA-Francë-BE.

Para vizitës së tij Presidenti Macron dha një intervistë për televizionin amerikan, “Fox News”.

Kreu i shtetit francez i bëri thirrje ShBA-së që të mos i tërheq trupat nga Siria, ndërsa shtoi se tërheqja do të nënkuptojë lënien e terrenit Iranit dhe regjimit të Beshar Esadit.

Macron bëri të ditur se pas mundjes së DAESH-it, Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Franca dhe aleatët të tjerë do të luajnë një rol të rëndësishëm në rindërtimin e Sirisë.

Ai shtoi se qëllimi kryesor është që ta bindë Presidentin Trump për të mos e prishur marrëveshjen bërthamore të arritur mes shoqërisë ndërkombëtare dhe Iranit në vitin 2015.

Presidenti Trump kërkon që të vazhdohet me monitorimin e punimeve bërthamore të Iranit, posaçërisht heqjen e datave 2025-2030 të parapara për ti dhënë fund këtyre punimeve.

Një temë tjetër e rëndësishme e kësaj vizite është pengimi i vendosjes së taksave doganore që ShBA-ja dëshiron të zbatojë ndaj BE-së për eksportin e aluminit dhe çelikut./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne