Macron kritikon unionin: BE të reformohet ose do përballet me “Frexit”

Kandidati për President të Francës, Emmanuel Macron,  deklaron se Bashkimi Evropian duhet të reformohet ose do të përballet me mundësinë e largimit të Francës nga Unioni.

Në një intervistë për BBC, ai tha se është pro-evropian dhe se mbron idenë evropiane, duke besuar se është jashtëzakonisht e rëndësishme për popullin francez dhe vendin e tij në globalizim.

“Por, në të njëjtën kohë, duhet të përballemi me situatën, t’i dëgjojmë njerëzit, të dëgjojmë faktin se ata janë shumë të zemëruar që BE nuk është më e qëndrueshme”, tha Macron.

Kandidat i qendrës, do të përballet në balotazhin e 7 majit me kandidaten e ekstremit të djathtë, Marine Le Pen.

Kjo e fundit ka arritur sukses me retorikën anti-BE dhe ka premtuar se do të mbajë referendum për anëtarësinë e Francës në bllok.

Për momentin, Macron udhëheq në sondazhe dhe është favorit për të marrë drejtimin e pallatit “Elysee”./OraNews

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne