Macron kundër Arabisë Saudite, i bën thirrje që t’i japë fund rrethimit të Jemenit

Emanuel Macron i bëri thirrje mbretit saudit Malek Salman që t’i japë fund rrethimit të Jemenit.

Presidenti francez shprehu shqetësimet serioze për krizën humanitare në Jemen dhe kërkoi që mbreti saudit t’i japë fund tërësisht rrethimit dhe të lejojë Jemenin të sigurojë ndihma humanitare. Koalicioni arab i udhëhequr nga Arabia Saudite, me mbështetjen e Shteteve të Bashkuara të Amerikës dhe disa vendeve të tjera, ka sulmuar Jemenin që nga marsi i vitit 2015, duke vrarë mijëra persona dhe duke plagosur e zhvendosur nga shtëpitë e tyre miliona të tjerë. Komiteti Ndërkombëtar i Kryqit të Kuq njoftoi javën e kaluar se në më shumë se dy vjet e gjysmë të luftës së imponuar të Arabisë Saudite në Jemen, mbi 80 përqind e popullsisë jemenase nuk ka qasje në ushqim dhe ujë të sigurt, karburant dhe shërbime shëndetësore.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne