Macron pezulloi disa vizita për shkak të rastit Khashoggi

Presidenti francez, Emmanuel Macron, ka njoftuar se ka pezulluar disa vizita meqë pret zgjidhjen e rastit mbi zhdukjen e gazetarit Jamal Khashoggi.

“Ajo që dimë mbi këtë rast është shumë serioze dhe shqetësuese”, tha Macron.

Gazetari dhe kolumnisti i “The Washington Post” më 2 tetor u zhduk pasi hyri në kompleksin e Konsullatës së Arabisë Saudite në Stamboll.

Khashoggi njihet si kritikues i politikave që udhëheq pushteti aktual i Arabisë Saudite, ndërsa ka mbështetur edhe gazetën Al Watan, që prezanton platformën kryesore reformuese saudite.

Burimi: AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne