Madeleine Moon: Blerja e S-400 nga ana e Turqisë është vendimi i saj

Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të Aleancës Atlantikoveriore (NATO), Madeleine Moon bëri të ditur se blerja e sistemeve S-400 nga ana e Turqisë është vendimi i saj, ndërsa shtoi se Turqia vendos vet se çfarë do të blejë.

Moon, e cila mori pjesë në Seminarin e 99-të Rose-Roth dhe në mbledhjen e përbashkët të Grupit Special të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme të Asamblesë Parlamentare të NATO-së, që u mbajt mes datave 12-14 prill në Antalie e që përfundoi të dielën, për agjencinë e lajmeve Anadolli (AA) i bëri një vlerësim blerjes së Turqisë nga Rusia të sistemeve të mbrojtjes ajrore S-400 dhe rolin e saj në NATO.

Duke e cilësuar Turqinë si një partnere të fortë dhe aktive të NATO-së, Moon tha se “Turqia merr përsipër role të rëndësishme në raste shumë kritike. Si shembull mund të tregojmë rolet e saj në Afganistan, Irak dhe Kosovë. Ajo është një partnere e fortë që mund të marrë përsipër përgjegjësi për NATO-n”.

Kryetarja e Asamblesë Parlamentare të NATO-s tërhoqi vëmendjen se edhe sekretari i përgjithshëm i Aleancës, Jens Stoltenberg ka thënë se çështja e blerjes së S-400-ve është vendimi i Turqisë, ndërsa vijoi me këto fjalë: “Sekretari Stoltenberg ka të drejtë. Turqia vendos vetë se çfarë do të blejë. Kjo gjithashtu vlen edhe për anëtarë të tjerë të NATO-s, çdo shtet vendosë për ato se çfarë do të blejë. NATO-ja nuk mund t’i thotë asnjë shteti se çfarë do të blejë apo çfarë do të bëjë. Kjo nuk është mënyra e veprimit të NATO-s”.

Edhe zëvendëskryetari të Asamblesë Parlamentare të NATO-s, Franklin Van Kappen bëri të ditur se Turqia për një kohë të gjatë kërkon të blejë sistemet Patriot nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, por krahas kësaj nuk i mori dot, ndërsa tha se “Turqia ka të drejtë të ketë sistemet e saj të mbrojtjes ajrore”.

Kryetari i Grupit Special të Mesdheut dhe Lindjes së Mesme të Asamblesë Parlamentare të NATO-së, Philippe Folliot theksoi se Turqia është e lirë të blejë jo vetëm sistemet S-400, por çdo sistem që dëshiron./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne