Maduro e quan qeverinë amerikane një bandë ekstremistësh Ku Klux Klan që kërkon kontrollin e Venezuelës

“Është një luftë politike, e perandorisë së Shteteve të Bashkuara, të interesave të së djathtës ekstreme që qeveris sot, i Ku Klux Klan, që rregullon Shtëpinë e Bardhë, të marrë përsipër Venezuelën”

 

Presidenti zyrtar i Venezuelës, Nicolas Maduro, ka thënë se qeveria e Donald Trumpit është një grup banditësh ekstremistë dhe ka fajësuar Shtetet e Bashkuara për krizën në vendin e tij.

Gjatë një interviste për BBC-në, Maduro ka thënë se nuk do ta lejojë futjen e ndihmave humanitare në Venezuelë sepse kjo do të përdorej nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës për ta justifikuar ndërhyrjen e tyre në këtë vend. “Ata po kërcënojnë me dhunë me qëllim që ta marrin kontrollin në Venezuelë”, tha ai.

Marrëdhëniet mes Venezuelës dhe Shteteve të Bashkuara kanë qenë të tensionuara edhe para ardhjes në pushtet të presidentit Donald Trump. Sidoqoftë, ato u tensionuan edhe më tepër kur presidenti amerikan njohu Guaidon si president të përkohshëm të Venezuelës. Si kundërpërgjigje, Venezuela i ndërpreu plotësisht marrëdhëniet diplomatike me SHBA-në, shkruan “BBC”.

Trump njoftoi se përdorimi i forcës ushtarake mbetet “një opsion” për çështjen venezueliane.

Në një intervistë të rrallë, Maduro tha për BBC gjithashtu se ai shpresonte që “ky grup ekstremist në Shtëpinë e Bardhë të mposhtet nga një opinion i fuqishëm publik në botë”.

Duke folur nga kryeqyteti Caracas, ai i nuk nguroi ta cilësonte politikën e SHBA si një luftë që ka si qëllim vënin në nkontroll të Venezuelës.

“Është një luftë politike, e perandorisë së Shteteve të Bashkuara, të interesave të së djathtës ekstreme që qeveris sot, i Ku Klux Klan, që rregullon Shtëpinë e Bardhë, të marrë përsipër Venezuelën”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne