Maduro, Guaido dhe grabitja e arit dhe e naftës së Venezuelës

nga Ibrahim Karagul.

Amerika e përdor terrorizmin si një armë të përgjakshme kundër gjithë njerëzimit. Ajo i rrit dhe i ushqen organizatat terroriste, i armatos ato dhe i përdor për të sulmuar vendet.

Pastaj ajo fillon një fushatë globale për të luftuar terrorizmin. Të gjitha vendet që nuk i bashkohen kësaj fushate ajo i deklaron “pro-terrorizmit.

Ajo i rekruton organizatat terroriste pothuajse në të gjitha bazat e saj të përhapura anembanë botës. Në ato baza i trajnon dhe atje u mban takime.

Më pas e përdor organizatën kundër vendit ku gjendet baza. Veç kësaj ajo e akuzon atë vend për mos mbështetjen në luftën kundër terrorit dhe për mbështetje të terrorizmit.

Si dhe pse dënohen liderët dhe vendet?

Në mënyrë të drejtpërdrejtë SHBA i shenjestron vendet që burimet e tyre natyrore nuk i vënë në dispozicion të “shteteve bandite” për shfrytëzim dhe plaçkitje. Haptazi kërcënon vendet që pretendojnë pasuritë e tyre dhe i vendos nën presion nëpërmjet sistemit financiar global.

Menjëherë pas kësaj ajo fillon procesin e destabilizimit të vendit. Tentativat për grusht shteti, rrëzimet e liderëve, sulmet terroriste, konfliktet etnike, krizat ekonomike dhe protestat masive vijojnë të ndjekin njëra tjetrën.

Praktika që duhet zbatuar kundër gjithë këtyre vendeve është e qartë: embargo ekonomike. Ajo sulmon ekonomitë e vendeve, dënon popujt e tyre dhe fillon të investigojë dhe të vendosë nën presion vendet që nuk i binden embargos.

Çdo vend që ka shtetëzuar naftën dhe gazin natyror është sulmuar

Ajo kërcënon çdo vend që refuzon të vendosë naftën, gazin natyror, arin, minierat, ujin, bujqësinë dhe tregjet nën mbrojtjen dhe kontrollin e saj. Pastaj ajo i kërcënon me luftë, pushtim, konflikt të brendshëm dhe vrasje.

Pothuajse të gjitha vendet që kanë shtetëzuar kompanitë e tyre të naftës janë sulmuar. Pothuajse çdo vend që ka pretenduar naftën dhe gazin e tij natyror është shtyrë drejt kaosit.

Këtu nuk bën përjashtim as Libia dhe as Iraku.

Ata janë ndarë dhe janë copëtuar. Disa të tjerë, ngjashëm me Arabinë Saudite, janë dorëzuar totalisht, janë marrë peng dhe pasuritë e tyre janë grabitur.

SHBA vendos sanksione ndaj Iranit dhe i vë nën presion vendet e tjera që të respektojnë embargon. Pastaj ngre kompanitë e veta paralele për Iranin për të hyrë në sistemin ekonomik ndërkombëtar dhe për të kryer operacionet e saj. Nëse një vend bashkëpunon ose përpiqet që të bashkëpunojë me Iranin, ai vend do të përballet me sulm të hapur, sikurse përpjekja për grusht shteti brenda sistemit gjyqësor në Turqi në 17-23 dhjetor 2013.

Kjo është ajo që ndodh në qoftë se ti nuk e ve në dispozicion arin dhe naftën për kompanitë amerikane

Cështja e parave iraniane dhe e bankës Halkbank u zbatuan më parë nëpërmjet Dubait, nëpërmjet SHBA-së dhe organizatës terroriste të Fetulla Gylenit (FETÖ). Sapo u zhvendos me të shpejtë në Turqi, aty filloi edhe momenti i grushtit të shtetit.

Sot po shohim edhe një herë që i njëjti skenar po shpaloset në Venezuelë. Një prodhues gjigand i naftës është duke u kërcënuar me grusht-shteti, luftë dhe pushtim, sepse ka shtetëzuar naftën e tij dhe nuk e ka bërë atë të disponueshme për SHBA-në duke mos ja dorëzuar kompanive amerikane.

Ajo po kërcënohet hapur sepse nuk e ka bërë arin e saj të disponueshëm për SHBA-në, nuk i ka lejuar kompanitë amerikane dhe perëndimore të menaxhojnë minierat e saj të arit, sepse nuk e ka ekspozuar arin e saj në tregjet që janë nën kontrollin e SHBA-së.

Maduro do të shkojë, Guaido do të vijë: Si ari ashtu dhe nafta kanë për ti gjetur pronarët e tyre

Maduro do të shkojë dhe Guaido do të vijë. Sepse Guaido u vu në krahun e Shteteve të Bashkuara, Mbretërisë së Bashkuar, Europës dhe vendeve të Amerikës Latine që gjenden nën kontrollin e tyre. Sepse tashmë Guaido e ka dorëzuar si arin ashtu edhe naftën, si edhe tregjet e vendit tek SHBA-ja dhe vendet perëndimore. Ai është personi që u caktua nga ato fuqi dhe nga ato kompani.

Ajo gjithashtu filloi të kërcënojë vendet që mbështesin popullin, shtetin dhe udhëheqësin e Venezuelës. Filloi të kërcënojë edhe ekonominë e Venezuelës që arin e vet e ekspozoi në sistemin ndërkombëtar në një kohë që ajo e dënon këtë. Ndërkohë që SHBA deklaroi se për këtë qëllim do të nisë një investigim ndaj Turqisë, ajo gjithashtu po ushtron në këtë drejtim presion edhe mbi Rusinë dhe Emiratet e Bashkuara Arabe.

Nuk ka lidhje me politikën por me ‘grabitjen’

Nuk bëhet fjalë për politikat por për plaçkitje. Venezuela është në listën e vendeve që do të plaçkiten. Ata do ti plaçkitin naftën, arin dhe pasurinë ekzistuese të vendit. Nuk ka nevojë për ndonjë interpretim politik.

Nëse mbron pasurinë tënde, nëse mbron vendin tënd, nëse po përpiqesh që të bëhesh i vetë-pavarur dhe po përpiqesh që të marrësh një qëndrim kundër shfrytëzimit, atëherë je nën sulm. Kolonializmi që Perëndimi e ka praktikuar për shekuj me radhë.

Ata ose e shkatërrojnë ose e plaçkitin atë vend, ose marrin kontrollin e tij me një lider dhe administratë kukull, ose e ndëshkojnë gjithë kombin duke e gjunjëzuar ndërkohë që pasurinë e tij e grabisin.

A nuk është kjo arsyeja se pse u sulmua Turqia?

A nuk janë përpjekjet e Turqisë për një dominancë të pavarur arsyeja e të gjitha sulmeve që e kanë shenjestruar gjatë pesë viteve të fundit? Ajo që po ndodh në Venezuelë është e ngjashme. Askush nuk duhet të luajë fshehtas me pro-amerikanizmin ose të fshihet pas fjalëve të bukura.

Kjo është padyshim një përpjekje për të plaçkitur pasurinë dhe të ardhmen e Venezuelës. Sot kemi një udhëheqës, një vend, një popull që po dënohet për mos dhënien ose vënien në dispozicion të arit dhe naftës së tyre.

Pjesa tjetër është bisedë boshe./yenisafak/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne