Maduro: Tentativa për grusht shtet nuk do të mbetet pa u ndëshkuar

Presidenti i Venezuelës, Nikolas (Nicolas) Maduro deklaroi se tentativa për grusht shtet në vend nuk do të mbetet pa u ndëshkuar.

Presidenti Maduro në Pallatin Presidencial Miraflores priti në takim ministrin e Mbrojtjes, Vladimir Padrino dhe Kryetarin e Kuvendit Kushtetues, Diosdado Cabello, ndërsa pas takimit mbajti një fjalim drejtuar popullit.

Nikolas Maduro falënderoi ushtrinë e Venezuelës për zmbrapsjen e tentativës për grusht shtet, besnikërinë dhe për sjellje të disiplinuar.

Gjatë fjalimit të tij Maduro preku edhe në përleshjet e armatosura të jetuara në bazën ushtarake ajrore “La Carlota”, ku tha se “Në shtyp dolën lajmet që baza ajrore ushtarake ‘La Carlota’ është marrë nga opozitarët, por kjo nuk është e vërtetë”.

Duke e bërë të ditur se ish-opozitari Leopoldo Lopez ka udhëhequr tentativën për grusht shteti, Maduro tërhoqi vëmendjen se gjatë ngjarjeve të jetuara opozitarët kanë përdorur armë zjarri kundër forcave të sigurisë.

Maduro tha se opozitarët deshën të shkaktojnë trazira në vend dhe vijoi me këto fjalë: “Kjo tentativë për grusht shtet nuk do të mbetet pa u ndëshkuar, unë bisedova me prokurorin republikan. Për këtë janë emëruar 3 prokuror special kombëtar dhe ata aktualisht janë duke zhvilluar hetime dhe po marrin në pyetje të gjithë ata që janë implikuar në këtë ngjarje. Ata do të gjykohen për synim të prishjes së paqes kushtetuese dhe shoqërore”.

Presidenti i Venezuelës gjithashtu tha se 80 për qind të ushtarëve të dërguar në vendin e ngjarjes, ku u jetuan përleshjet e armatosura, janë mashtruar. Pasi vërejtën se u mashtruan ushtarakët tërhoqën makinat ushtarake dhe nuk i dhanë përkrahje puçistëve.

Në anën tjetër Kryetari i Kuvendit, Huan (Juan) Guaido, i cili u vetshpall “president i përkohshëm” pretendoi se Maduro nuk përkrahet nga ushtria.

Në një video të postuar në median sociale Guaido thotë se thirrja e tij e bërë të martën në mëngjes ndaj popullit dhe ushtrisë për të dalë në rrugë ka dhënë rezultate, ndërsa thotë se “Ne do të jemi në rrugë, këto janë tokat tona. Nesër (sot) të gjithë venezuelasit do të jenë në rrugë”.

Guaido theksoi se protestat në rrugë do të vazhdojnë deri sa të ndryshojë qeveria.

Ndërkohë ish-lideri opozitarë i Venezuelës, Leopoldo Lopez nga rezidenca e Kilit në kryeqytetin Karakas kaloi në ambasadën e Spanjës.

Ministri i Punëve të Jashtme të Kilit, Roberto Ampuero në një postim në median sociale thotë se “Bashkëshortja e Lopezit, Lilian Tintori dhe Leopoldo Lopez, që është me origjinë spanjolle, janë strehuar në ambasadën e Spanjës në Karakas”./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne