Bulqiza eshte El Dorado e Shqiperise. Aty mafia e kromit e cila shpesh kalon neper duart e Damian Gjiknurit, ministrit te energjitikes ben miliarda dollare duke vjedhur kromin e shqiptareve dhe duke e shitur ate ne tregun nderkombetar. Duke punuar ne kushte tmerruese ne Bulqise per cdo muaj vdesin shqiptare te cilet punojne ne kushte katastrofike ne nje kohe qe Zamir Mane, Damian Gjiknuri dhe te tjere qe kane duart e perziera me krom gezojne pasurite e nentokes shqiptare.

Se fundi një minator i ri ka humbur jetën tragjikisht në galeritë e minierës së Bulqizës. 23-vjeçari, Eduart Dama po punonte në zonën D, kur një masiv me mineral kromi është shkëputur duke e zënë nën vete. Damian Gjiknuri nuk ka qene ne miniere dhe as ne varrimin e Eduard Dames.

Ishin minatorët e tjerë ata qe nxorën trupin e të riut nga grumbulli me krom, por nuk arritën t’i shpëtonin jetën për shkak të dëmtimeve të rënda. Policia e Bulqizës ka ngritur një grup hetimor për të zbardhur ngjarjen ndersa qeveria Rama kenaqet me kushtet kriminale te jetes dhe punes ne Bulqize, ndersa oligarket e saj vjedhin kromin rehat.

Policia shoqëroi disa persona për t’u pyetur rreth ngjarjes. Dy javë më parë edhe një minator tjetër kishte humbur jetën në rrethana të ngjashme në të njëjtën zonë të minierave të kromit. Por serisht ministri Damian Gjiknuri vazhdon te sundoj si minister i energjitikes se qeverise Rama.

Ndersa Eduard Dama tani eshte i vdekur nen toke, qeveria e Rilindjes Rama eshte duke pritur e lumtur ardhjen e vitit te Skenderbeut.

35