Mahmud Abas: Nuk lejojmë që Kudsi të kthehet në kryeqytet të regjimit sionist

Kryetari i AAP deklaroi se palestinezët nuk do të lejojnë as presidentin amerikan dhe askënd tjetër që Kudsin ta kthejnë në kryeqytet të izraelit.

Mahmud Abas në një takim me një ekip mjekësh nga Ramallahu në BPLJ ka thënë: Nuk do të lejojmë asnjë vend që të transferojë ambasadën në Kuds përpara sesa të zgjidhet çështja palestinezë pasi Kudsi është kryeqytet i Palestinës dhe dyert e tij janë të hapur të për të gjitha fetë ku çdo besimtar mund të kryejë lirshëm ritet e tij fetare. Presidenti i Amerikës me gjithë kundërshtimet rajonale dhe ndërkombëtare, Kudsin ( Jerusalemin) e ka shpallur kryeqytet të Izraelit. Përveç kësaj, presidenti amerikan Donald Trump ka kërkuar të merren masat për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Kongresi amerikan më 23 tetor të vitit 1995 ka miratuar planin për transferimin e ambasadës amerikane nga Tel Avivi për në Bejtul Mukades. Shumë qeveri amerikane deri më sot për shkak të presionit publik nuk kanë zbatuar këtë vendim të kongresit. Iniciativa e Trump në këtë fushë tregon përkushtimin e madh të tij ndaj regjimit të Izraelit dhe krimeve të vazhdueshme të këtij regjimi. Qyteti Kuds është pushtuar nga Izraeli në vitin 1967. Autoritete të ndryshme të botës mes tyre të BE, shumë grupe dhe organizata dhe vetë populli palestinez kanë paralajmëruar presidentin amerikan Donald Trump mbi pasojat e vendimit të tij për njohjen e Kudsit si kryeqytet të regjimit sionist. AP i OKB me 128 vota pro kundrejt 9 votave kundër dhe 35 votave abstenim ka kundërshtuar vendimin e presidentit amerikan Donald Trump për të njohur zyrtarisht Kudsin si kryeqytet të regjimit sionist./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne