Majko jep lajmin e mirë për shqiptarët dhe kosovarët: Në 1 janar 2018 hapet kufiri

Ish kryeminstri, aktualisht ministri për Diasporën, Pandeli Majko ka dhënë ditën e sotme lajmin e mirë për shqiptarët e Shqipërisë dhe ato të Kosovës. Majko bën me dije se prej 1 janarit të vitit 2018 kufiri mes Kosovës dhe Shqipërisë do të jenë tërësisht të hapur.

Majko publikoi edhe deklaratën që do firmoset mes dy qeverive, asaj të Kosovës dhe asaj të Shqipërisë.

Deklarata e plotë:

Emergjencën e një marrëdhënie të re me diasporën shqiptare, e cila është shumë herë më e fuqishme në aftësi dhe kapitale. Shqipëria dhe Kosova në takimin e përbashkët midis dy qeverivë edhe me rastin e ditës së flamurit do të firmosin për marrëdhënien me diasporën dy marrëveshje të rëndësishme bilaterale.

Të dyja shtete po shikojnë mundësinë për ti bashkangjitur ambasadave një rrjet të konsoliduarish të përfaqësuesve të diasporës për të ndihmuar në promovimin e imazhit të vendit dhe interesave ekonomike të tyre. Një rrjet qendrash kulturore të përbashkëta midisi Shqipërisë dhe Kosovës do të ngrihen si qendra të shqiptarisë në perëndim.

Kalimi nga modeli i reminitancave në modelin e kontributit direkt në formën e investimit është prioritet dhe detyrim për shkak edhe të ndryshimeve në fluksin e reminitancave dhe zhvillimeve të rëndësishme në vendet  ku bashkëatdhetarët jetojnë në një numër më të madh. Drama, darma ishte viza hyrëse. Tragjedia, tragjedia ishte taksa doganore. Ne të krahut tjetër nga Shqipëria po ju presim. Në 1 janar 2018 vitit të Skënderbeut të hapim kufijtë”. /G.Gj

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne