Majlinda Kelmendi shpallet “Xhudistja më e mirë”

Xhudistja kosovare Majlinda Kelmendi shpallet “Xhudistja më e mirë e sotme” (Best Female Judoka Today) nga Federata Ndërkombëtare e Xhudos.

Mbrëmë në Budapest të Hungarisë Kelmendi, një ditë para Kampionatit Botëror në Xhudo, ka fituar çmimin “Xhudistja më e mirë e sotme” (Best Female Judoka Today) për nder të 65-vjetorit të Federatës Ndërkombëtare të Xhudos (IJF), që njihet si çmimi më i madh në fushën e xhudos.

Konkurrente për çmim me Kelmendin ishte Urantsetseg Monkhbatyn nga Mongolia dhe Clarisse Agbegnenou nga Franca.

Së fundi Kelmendi ishte fituese e medaljes së artë në kategorinë deri në 52 kg në Kampionatin Evropian të Xhudos në Poloni, ndërkaq në lojërat olimpike në Rio De Janeiro 2016 në xhudo në kategorinë deri në 52 kilogramë ajo ka fituar medaljen e parë të artë për Kosovën./ AA

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne