Malazezët mblidhen në kufirin shqiptar, protestë për digat në lumin Cem

Dhjetëra aktivistë të mbrojtjes së mjedisit, të nisur nga kryeqyteti i Malit të Zi drejt kufirit shqiptar, protestuan sot (e shtunë) kundër ndërtimit të vendin tonë të një dige në lumin Cem (Cijeva, në fjalorin e banorëve të Malit të Zi) që rrjedh në të dy vendet.

Protestuesit mbanin pankarta që shkruanin “Cijevna (Cemi) është pasuria jonë!”, “Mos e fusni Cijevën në tuba!”, ndërkohë një flamur i kuq ishte hapur përgjatë një ure, mbi një shtrat të thatë të lumit, në vendin që protestuesit zgjodhën për tu tubuar. Kritikët thonë se digat po rrezikojnë lumenjtë e fundit të rrjedhshëm të Evropës, duke përfshirë Cijevën, apo Cemin, siç quhet në shqip.

“Kur ju bllokoni venat në një trup njerëzor, një njeri vdes, kështu ndodh dhe me lumenjtë”, tha Adem Kajosaj, 60 vjeç, një pensionist dhe peshkatar nga zona pranë qytetit kufitar të Tuzit, i cili i ishte bashkuar protestës. Në lumin Cem,  60 kilometër i gjatë, tashmë është duke u ndërtuar një digë me qëllim vënien në punë të një hidrocentrali për prodhim energjie dhe protestuesit thonë se shteti shqiptar është duke e bërë këtë pa pëlqimin e autoriteteve të Malit të Zi.

Ata gjithashtu kanë kritikuar autoritetet malazeze për mungesën e notave të protestës ndaj Shqipërisë, ndërkohë që po gjatë këtij viti të dy vendet kanë nënshkruar një marrëveshje mbi menaxhimin e përbashkët të ujërave.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne