Malcolm X, shpirti rebel i zezakëve të shtypur

21 shkurti është përvjetori i vdekjes së udhëheqësit të zezakëve amerikanë dhe muslimanëve, Malcolm X, si rezultat i konspiracionit, në vitin 1965.

Konspiracioni i bërë në një periudhë kur tensionet shoqërore për fitimin e të drejtave të politikanëve amerikanë ishin më intensive, është një tregues se barazia racore në këtë vend nuk do të arrihet pa gjakderdhje dhe vrasje. Malcolm X nuk ishte viktima e vetme e zhvillimeve racore të përgjakshme të viteve 1960.

Malcolm X, emri i vërtetë i të cilit ishte Malcolm Little, lindi në shtetin e Nebraskës, më 19 maj 1925, në një familje krishterësh dhe zezakësh. Varfëria, pabarazia dhe racizmi i shtuar gjatë kohës së fëmijërisë dhe rinisë së tij u bënë shkak që ai të bëhet një person rebel, në kundërshtim me normal dhe i palumtur.

Malcolm, i cili shkoi në Boston për të jetuar një jetë më të mirë dhe për të shpëtuar nga varfëria dhe racizmi, u arrestua me akuza për vjedhje të një ore dhe gjykata e dënoi atë me 10 vjet burg. Malcolm u arrestua si një i krishterë, por duke u njoftuar me anëtarët e grupit “Umeti Islamik”, ai u nderua me fenë Islame. Kështu, Malcolm zgjodhi t’a përdorte mbiemrin X.

Malcolm X, i cili u lirua me kusht në vitin 1952, në fjalimet e tij, arriti të nxiste popullin kundër politikave të pabarazisë në mes të racave dhe epërsisë së të bardhëve. Ndryshe nga Martin Luther King Jr, i cili për të rikthyer të drejtat e zezakëve mbështeste lëvizjet paqësore kundër dhunës, Malcolm X argumentonte se për të arritur qëllimin “çdo lëvizje” ishte e lejuar.

Pas një kohe, pati një mosmarrëveshje në mes Malcolm X, i cili si një zezak i ri entuziast, kishte një ndikim të madh në mesin e grupit “Umetit Islamik” dhe udhëheqësit të grupit, Elijah Muhammad. Kjo qoi deri në prag të shpërbërjes së formaconit më të madh të zezakëve amerikan musliman. Çdo fjalë e udhëheqësit të grupit të Umetit Islamik e bënte edhe më të ashpër reagimin e Malcolm X, kështu që, madje si titull për fjalimet e tij entuziaste e zgjodhte rebelimin kundër marrëdhënieve të padrejta që dominonin shoqërinë amerikane.

Malcolm X, barazinë racore në Amerikë nuk e shihte të mjaftueshme kundër “shtypjes 400 vjeqare të të bardhëve kundër zezakëve” dhe theksonte se zezakët ishin superior mbi të bardhët. Këto fjalë u bënë shkak që Malcolm X të bëhet viktimë e konspiracionit, në një nga fjalimet e tij të furishme, më 21 shkurt 1965, në Nju Jork.

Më 21 shkurt 1965, në sallën “Audubon” në Manhatan; ndërsa Malcolm po pregatitej për fjalim, njëri nga 400 dëgjuesit bërtiti: “Zezak! Hiqi duart nga xhepi im.” Ndërsa Malcolm dhe rojet e tij u përpoqën të ndalnin incidentin, një njëri u afrua dhe e gjuajti Malcolm-in në gjoks, ndërsa dy të tjerë gjuajtën me armë zjarri në drejtim të skenës. Malcolm vdiq në spitalin në të cilin u dërgua. Zyrtarët e policisë njoftuan se kryesit e sulmit ishin 3 anëtarë të grupit “Umeti Islamik” dhe se ata e kryen sulmin me arsyje të hakmarrjes. Por, pasuesit e Malcolm X argumentuan se konspiracioni është kryer nga racistët dhe pjesëtarët e FBI-së me qëllim që të nxisin konflikt në mes të zezakëve muslimanë amerikanë. Malcolm X pati një ndikim të madh me protestat dhe lëvizjet kundërshtuese ndaj pabarazisë dhe racizmit, në vitet 1960-1970, ashtu që, lideri i Revolucionit Islamik, Ajetullah Sejid Ali Hamenei gjatë një fjalimi të bërë në Teheran në vitin 2017, në përvjetorin e vdekjes së Malcolm X, e quajti atë “dëshmor” dhe kërkuan që t’i lexohet El-Fatiha./ Welayet News

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne