Mali i Zi ndryshon qendrim ndaj Rusisë, zbut gjuhën për ngjarjet e dy viteve më parë

Dy vjet pas pretendimit të Malit te Zi për neutralizimin e një përpjekjeje për grusht shteti, Prokurori Special i Malit të Zi Milivoje Kataniç ka dalë me një qëndrim ndryshe nga ai i mëparshmi ndaj Kremlinit. Në një intervistë për gazetën malazeze “Dan”, Kataniç u shpreh se ai asnjëherë nuk ka akuzuar shtetin rus, apo presidentin Vladimir Putin për ngjarjet e dy viteve më parë. Sipas tij, kanë qenë segmente të shtetit apo agjencive ruse që janë akuzuar, çka nuk është e njëjta gjë.

Nuk kam akuzuar asnjëherë Moskën zyrtare. Shtetin rus në Mayakovksi, Kishën Ortodokse Ruse, Teatrin Balshoi dhe 150 milionë rusët. Unë kam akuzuar individët, anëtarët e SBB-së, agjentët e GRU-së dhe disa kozakë. Nëse këta janë Moska zyrtare, atëherë ne kemi akuzuar atë është shprehur Kataniç.

Qëndrimet e tij vijë një ditë pasi Ministria e Jashtme ruse e akuzoi se ai i është backer një fushate për të ngritur akuza nga më absurdet kundër Rusisë.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne