Mali i Zi vend ideal për investitorët nga Turqia. Për një dekadë mbi 130 milion euro investime në Mal të Zi

“Investitorët NGA Turqia vështirë se mund të gjejnë një destinacion më të mirë për zgjerimin e bizneseve të tyre se në Mal të Zi”, ka thënë Kryeministri i Malit të Zi, Dushko Markoviq në një intervistë dhënë gazetarit turk dhe drejtor i televizionit turk dhe revistës “Turkomn”, Kazim Kilinç. Kryeministri ka nënvizuar që interesimi i kompanive turke për të investuar në Mal të Zi është gjithnjë e më i madh dhe se nuk ka ditë që dikaster të rëndësishëm ekonomik mos të takohen me investitorë potencialë nga Turqia që tregojnë interesim për të investuar. Po ashtu kryeministri ka thënë se Turqia është partner i rëndësishëm ekonomik i Malit të Zi me investime rreth 130 milionë euro në dekadën e fundit. Markoviq investitorëve u ka thënë se Mali i Zi është destinacion prestigjoz me rritje nga dita në ditë, veçmas pas anëtarësimit në NATO. Klima investuese në Mal të Zi për investitorët turq ishte temë e emisionit të transmetuar “Tregu global”, ku gazetari Kilinç, përveç kryeministrit bisedoi edhe me afaristë të njohur nga Turqia që punojnë dhe zhvillojnë bizneset e tyre në Mal të Zi./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne