Mali i Tomorrit vitin e kaluar mirëpriti 160 mijë turistë

160 mijë turistë vendas e të huaj vizituan Malin e Tomorrit gjatë vitit 2017.

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka postuar një foto spektakolare nga ky mal, duke uruar një ditë të mbarë.

“Mirëmëngjes dhe me këtë spektakël nga Mali i Tomorrit, vizituar nga 160 mijë turistë vendas e të huaj gjatë vitit 2017, ju uroj një ditë të mbarë”, shkruan Kryeministri Rama.

Parku Kombëtar Mali i Tomorrit ka një sipërfaqe 24.723 ha dhe ndodhet në lindje të qytetit muze të Beratit. Në të ndodhet Mali i Tomorrit me lartësi prej 2.416 mbi nivelin e detit, që nga larg të jep përshtypjen e një kështjelle natyrore gjigante. Bukuritë natyrore të parkut janë evidente në çdo stinë.

Në stinën e dimrit zbardhet i gjithi dhe vizitorët nuk i mungojnë Tomorrit.

Turisti duke udhëtuar drejt tij, mund të shfrytëzojë kanionet e Lumit Osum, shpellat e rrjedhës së tij, mund të njihet me monumente kulture të vjetra si ura, kisha e teqe, por mund të ushtrojë dhe sportin e skive apo të ngjitjeve malore.

Në fundjavë drejt këtij mali udhëtojnë aventurier të ngjitjeve malore si dhe ata që pëlqejnë rrëshqitjet në borë. (ATSH)

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne