Mali i Zi synon thellimin e bashkëpunimit ushtarak me Turqinë

Ministri i Mbrojtjes Kombëtare të Turqisë, Nurettin Canikli, është takuar paraditen e së premtes në zyrën e tij me homologun malazez, Predrag Boskovic.

Canikli e priti ministrin e Mbrojtjes së Malit të Zi me ceremoni ushtarake në hyrje të Ministrisë.

Boskovic përshëndeti togën ceremoniale dhe nënshkroi Librin e Nderit, ndërsa më pas të dy ministrat drejtuan takimin ndërmjet delegacioneve.

Në takim u shqyrtuan mundësitë e thellimit të bashkëpunimit në fushën ushtarake dhe atë të industrisë së mbrojtjes./ trt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne