Malik Ambar, gjenerali afrikan që u bë mbret në Indi

Katër shekuj më parë, ky etiopian i cili u shit si skllav në Indi, u ngrit aq lart në pushtet sa që arriti të bëhej mbret. Ai njihet zezaku më i madh i historisë mesjetare të vendit.

I njohur në fëmijëri me emrin Chapu ose Shembu, ai lindi rreth vitit 1546 në Etiopinë e sotme, në vendin e quajtur Harar. Arabët e morën dhe e shitën fillimisht si skllav në Jemen dhe pas në Bagdad. Ndryshe nga shumë zezakë të tjerë të cilët gjendeshin nëpër burgje, ai i shpëtoi tredhjes dhe u vendos nën autoritetin e një njeriu fisnik të quajtur Kazi Husein. Gjate kesaj kohe ai mori emrin mysliman Ambar. I impresionuar nga zgjuarsia e tij, njohuritë e tij për disa gjuhë dhe aftësinë për ti mbajtur mend permendësh gjërat, Huseini i mësoi atij administrimin dhe menaxhimin e financave.

Kur vdiq Kazi Husein, Ambar ishte 22 vjeç. Në këtë kohë ai u shit dhe u dërgua në Indi. Sikurse shumë etiopianë të tjerë që gjendeshin brenda shtëpisë së Chengiz Khanit, edhe ai u quajt “Habeshi”. Khan, i cili ishte gjithashtu me origjinë etiopiane, ishte kryeministër i shtetit të Ahmadnagar-it në Indinë jugore. Nën zotërimin e Khanit, Ambari mori trajnime ushtarake. Falë cilësive të tij intelektuale dhe fizike, ai u bë ushtari më i lartë Habeshi në shtetin e Ahmadinagarit.

Ambari, një luftëtar pushtues

Me vdekjen e Chengiz Khanit, Ambari ngriti një ushtri mercenarësh që shërbimet e tyre do ja shishte shumë shteteve të rajonit. Në atë kohë, Mughalët mbretëronin veriun e Indisë dhe vazhdimisht kërkonin që ta shtrinin dominimin e tyre në jug. Aq mirë e drejtoi Ambari ushtrinë në mbrojtje të shteteve jugore saqë njerzit po e krahasonin forcën e tij me atë të një mbreti. Kështu, ai mori titullin Malik, që në gjuhen arabe dhe indiane do të thotë “mbret”.

Ai u bë figura kryesore e rezistencës ndaj ekspansionit Mughal. Të tërhequr nga prestigji dhe fitoret e tij, të rinjtë filluan në masë që ti bashkohen ushtrisë së tij, e cila vazhdimisht rritej.

Perandori mughal “Jahangiri”, ëndrra e të cilit ishte vrasja e Ambarit, por që nuk arriti kurrë të përmbushej, thjesht ngeli si fantazi në pikturë.

Në vitin 1595, Malik Ambar u integrua bashkë me trupat e tij në ushtrinë kombëtare të Ahmadnagarit. Mughalët ishin të vendosur për ta pushtuar vendin, kështu që sulmuan dhe e rrethuan kryeqytetin. Gjeneral Ambari se bashku me njerzit e tij arriti të shpëtojë dhe e rimori sërish pas pak kohësh Ahmadinagarin. Duke përfituar nga avantazhet e mosmarrëveshjeve të vazhdueshme brenda shtetit, ai u bë përfaqësuesi kryesor i mbretit. Luftëtari etiopian e martoi vajzën e tij me një trashëgimtar të largët të mbretit, i cili në realitet i shërbente pikërisht Ambarit. Ai sundoi në fron tre vjet, por pa gëzuar në realitet një pushtet të vërtetë. Me autoritetin e tij ushtarak dhe dinakërinë e tij, Malik Ambar arrin që të bëhet autoriteti dhe sundimtari i vetëm i vërtetë i shtetit të Ahmadinagarit.

Malik Ambari ndërtues

Sundimtari themeloi një kryeqytet të ri që u quajt Khadki, i cili sot njihet me emrin Aurangabad. I dashuruar pas arkitekturës, ai i vuri kryeqytetit të ri porta gjigande, fortifikime dhe shumë ndërtesa të tjera imresionuese. Duke parë që Khadki po përballej me mungesën e ujit, ai mendoi dhe vendosi që të sjellë rezerva uji nga malet që gjendeshin në anën veriore. Malik Ambar ndërmori një projekt gjigant për ndërtimin e ujësjellësit, në mënyrë që ta furnizonte me ujë kryeqytetin përgjatë gjithë vitit. Përkundër skepticizmit që rrethonte realizimin e një projekti të tillë, ai arriti që ta realizojë atë në vetëm 15 muaj dhe me një kosto fare të ulët. Neher, sistemi i sofistikuar i furnizimit me ujë, është vepra më e vlerësuar e sundimtarit afrikan.

Porta Bhadkal, e ndërtuar nga Malik Ambar

Një pjesë e mauzoleut të Malik Ambarit

Lumi Kham që u përdor për ndërtimin e sistemit Neher të furnizimit me ujë

Për sa i përket fushës ushtarake, mbreti u pajis me artileri nëpërmjet kontakteve të tij me evropianët. Me armët e tij moderne dhe metodat guerile, ai vazhdonte ti mposhtte perandorët Mughalë dhe vazhdimisht u krijonte probleme. Në fund të jetës së tij ai kishte një ushtri prej 50,000 burrash, duke përfshirë edhe 10,000 Habeshë. Malik Ambar vdiq në vitin 1626 në moshën 80 vjeç me një reputacion që e tejkalonte Indinë jugore dhe atë qendrore. Ai u pasua nga djali i tij. Kujtimi i tij mbetet ende i fortë sot në Aurangabad, megjithëse historiografia raciste indiane ka zgjedhur në përgjithësi që të mos e pranojë këtë njeri dhe prestigjin e tij.

Varri i Malik Ambarit në Aurangabad

Brendësia e varrit

burimi: lisapoyakama/Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne