Manjani: ”Ky është dhe fundi i Policisë që deshën!”

Ditën e sotme Haki Çako në një deklaratë për mediet njoftoi dhe shkarkimin dhe pezullimin e 7 drejtuesve dhe punonjësve në policinë e Lezhës.

Akuza që rëndonte mbi ta ishte abuzim me detyrën dhe lejimi i trafikimit të lëndëve narkotike.

Por për këtë situatë ka reaguar  edhe ish-ministri i Drejtësisë Ylli Manjani. Duhet thënë se Manjani ka qenë një nga të parët që akuzuar se segmente të policisë së shtetit kishin lidhje me trafikantët e drogës.

‘’Konfirmohet zyrtarisht nga vetë Policia, se paska në radhët e saj kultivues e trafikantë hashashi! Ky është dhe fundi i Policisë që deshën!’’, shkruan Manjani.

Nga ana tjetër duhet thënë se me shkarkimin e Tahirit në krye të aksionit kundër drogës është angazhuar përveç Xhafajt dhe zëvendëskryeministri Peleshi.

Personat e shkarkuar dhe pezulluar ne Lezhe: 

Gjon Deda, polic në Kurbin u përjashtua nga Policia.

Edvin Toptani, u përjashtua nga policia.

Leonard Palushi, u shkarkua nag detyra.

Xhaferr Kalba, u shkarkua.

Feliks Hysa, u shkarkua nga detyra.

Maksim Bejko, u pezullua nga detyra.

Gazeta Impakt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne