Manjani: Si do t’i kërcënojë Rama prokurorët për ngjarjen e Habilajve

Ylli Manjani deklaroi se Edi Rama duhet të japë dorëheqjen për t’i hapur rrugë hetimit të klanit të Habilajve. Ngjarja që mori përmasa të mëdha kur në përgjimet e grupit përmendet Saimir Tahiri, sipas Manjanit, nuk mund të hetohet nga autoritetet shqiptare.

Manjani është i bindur se Rama kishte dijeni për Habilajt. Për të, të thuash që Rama nuk di gjë është njësoj si atëhere kur thuhej se nuk di gjë Enveri, pasi këto gjëra i bën Mehmeti etj.

Manjani theksoi se pas publikimit të dosjes, prokuroria e ka të pamundur të hetojë kryeministrin Rama. Kjo, pasi ai i kërcënon prokurorët me vetting-un.

E vërteta nuk mund të gjendet nga autoritetet tona. Duhet të kujtojmë se arrestimi i Habilajve u bë nga autoritetet italiane. Rama mos të kërkojë të vërtetën, sepse ai e di. Nuk mund të thotë që nuk e ka ditur. Është njësoj si atëherë, kur thuhej nuk di gjë Enveri, se këto gjëra i bën Mehmeti apo të tjerët. Rama duhet të dorëhapët për t’i hapur rrugë të vërtetës. Cili prokuror mund të hetojë kryeministrin. Ai e kërcënon me vetting. Unë i kam denoncuar rastet, në kohën kur isha në qeveri. Kam ditur diçka dhe e kam thënë, edhe pse kjo me kushtoi “kokën time”, politikisht.” – u shpreh Manjani në emisionin “Studio e Hapur”.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne