Manovrat amerikane tensionojnë më shumë situatën në Gadishullin Korean

Në prag të fillimit të manovrës së madhe vjetore detare mes SHBA-së dhe Koresë së Jugut Koreja e Veriut ashpërsoi sërish tonin dhe kërcënoi me masa hakmarrjeje.

Komiteti koreanoverior për Bashkimin Paqësor të vendit i akuzoi të dyja vendet se me manovrën e tyre duan ta shkatërrojnë Korenë e Veriut. Ministria e Jashtme e Koresë së Veriut kishte deklaruar më parë se “SHBA po e kërkon vetë luftën bërthamore” dhe se “me provokimet e tyre Koreja e Jugut dhe SHBA-ja do të shkaktojnë një valë hakmarrjeje dhe vetëshkatërrimin e tyre.” Shtetet e Bashkuara të Amerikës kanë dërguar 20 avionë luftarakë mbi qiellin koreanojugor, duke filluar stërvitjen ushtarake më të madhen deri më sot, për të cilën Koreja e Veriut deklaroi se po e shtyjnë gadishullin në prag të luftës bërthamore. Lëvizjet e fundit të Shteteve të Bashkuara, vijnë pasi më 28 Nëntor, Peniani testoi “raketën më të madhe bërthamore deri më sot”. Mediat e Penianit paralajmëruan se stërvitja me mjetet e fuqishme që nisi sot, është një provokim i rëndë ndaj Koresë së Veriut dhe sipas tyre, SHBA-të po e çojnë gadishullin Korean drejt një lufte bërthamore. SHBA dërguan ditën e hënë në Korenë e Jugut, më tepër se 20 super avionë luftarakë. Në stërvitjen e pazakontë më të madhen deri më sot, u shtuan rreth 12 mijë ushtarë të marinës amerikane. Ushtria e Shteteve të Bashkuara tha se stërvitja e përbashkët me Korenë e Jugut do të forcojë gatishmërinë dhe kapacitetet operacionale./ pt

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne