Në kabinetin e Reisul Ulemasë së BFI-së, H. Sulejman ef. Rexhepit, qytetarja e Maqedonisë, nga Shkupi, Aneta Ivanova, vullnetarisht ka kërkuar që të konvertohet në islam dhe, para Kryetarit të myslimanëve të vendit, ka deklaruar Shahadetin.

Ky deklarim ka pasuar pasi Reisul Ulema e informoi pjesëtaren e re të islamit me të gjitha sfidat dhe obligimet që e presion në një komunitet të ri, me rregulla, detyrime e obligime të reja për të si myslimane e ardhshme. Megjithatë, zonja Aneta, për hirë të lidhjes së kurorës me një mysliman, është lutur që ta respektojnë vullnetin e saj dhe ta pranojnë si pjesëtare të re të Islamit me të gjitha obligimet dhe detyrimet që i parasheh kjo fe për femrën myslimane. Me vullnet dhe me kënaqësi të thellë Aneta Ivanova deklaroi Shahadetin duke e përqafuar nga ky çast fenë islame si fe të saj.

 

Burimi: Koha islame

51