Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, njoftoi se në ditët e ardhshme do të ketë një seri vizitash në vendin ballkanik nga ana e disa personaliteteve të larta evropiane.
Në Shkup pritet të mërkurën sekretari i përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, në vizitën e tij të dytë në gjashtë muaj.
Të premten pritet Kancelari austriak, Sebastian Kurz, vendi i të cilit mban presidencën e radhës së Bashkimit Evropian; ndërsa të shtunën vendin e vogël ballkanik e viziton Kancelarja gjermane, Angela Merkel.
“Është një sinjal pozitiv dhe një mbështetje për njohjen e progresit të arritur nga Maqedonia”, deklaroi Kryeministri Zoran Zaev me rastin e këtyre vizitave.
Burimi: Trt