Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, deklaroi se i përmbahej idesë që mosmarrëveshja me Greqinë për emrin e ish-republikës jugosllave do të zgjidhej përfundimisht qershorin e ardhshëm.

Në një deklaratë për televizionin bullgar “Nova”, Zaev shtoi se marrëveshja e mundshme do t’i nënshtrohej një referendumi në Maqedoni.

“Një arritje e tillë do t’i mundësonte Maqedonisë që të merrte ftesën për anëtarësim në NATO, në samitin e 11-12 korrikut”, theksoi Zaev.

Deklaratat e kryeministrit maqedonas vijnë pas përfundimit të misionit në Athinë dhe Shkup të ndërmjetësit të OKB-së për çështjen e emrit, Matthew Nimetz.

Zaev shtoi se kishte shpresë që kjo marrëveshje, e pranuar nga palët, të ruante dinjitetin dhe identitetin e qytetarëve grekë dhe maqedonas.

“Vetëm në këtë mënyrë mund të ndërtohet një miqësi e sinqertë dhe e fortë mes dy vendeve”, theksoi Kryeministri i Maqedonisë, Zoran Zaev, për televizionin bullgar “Nova”./ trt

10