Zëdhënësi i Presidencës së Turqisë, Ibrahim Kallën (İbrahim Kalın), në takimin që realizoi në Shkup me Koordinatorin Kombëtar të Maqedonisë për NATO-n, Stevo Pendarovski dhe delegacionin e tij u shoqërua nga kryetari i Agjencisë Turke për Bashkëpunim dhe Koordinim (TIKA), Serdar Çam, zëvendëskryetari i Kryesisë së Çështjeve Fetare të Turqisë (Dijanet), Selim Argun, dhe ambasadorja e Turqisë në Shkup, Tylin Erkall Kara (Tülin Erkal Kara).
Pjesë e delegacionit të Maqedonisë në takim ishin zëvendësministri i Arsimit dhe Shkencës Petar Atanasov dhe deputeti Muhamed Zekiri.
Takimi vijoi prapa dyerve të mbyllura.
Kallën dhe delegacioni shoqërues morën pjesë në aktivitetet që u organizuan në Shkup me rastin e 21 Dhjetorit – Ditës së Arsimit në Gjuhën Turke në Maqedoni./ AA