Maradona: “Në zemër jam palestinez”

Legjenda e futbollit Diego Maradona edhe një herë përsëriti mbështetjen për Palestinën, duke përqafuar presidentin palestinez Mahmud Abas gjatë një takimi në Moskë dhe duke i thënë atij se ai është palestinez në zemrën e tij.

“Në zemrën time, unë jam palestinez”, tha Maradona gjatë takimit me Abas të dielën, i cili pasoi ndeshjen finale të Kupës së Botës. Siç njofton agjencia e lajmeve ISNA, Udhëheqësi palestinez ishte në Rusi me ftesë të presidentit Vladimir Putin për bisedime mbi çështjet bilaterale dhe rajonale. Legjenda argjentinase përsëriti mbështetjen e tij të gjatë për palestinezët dhe shprehu shpresën se Palestina përfundimisht do të bëhet një vend sovran i njohur ndërkombëtarisht. Në llogarinë e Instagramit, Maradona shkroi: “Presidenti Abas ka një vend dhe ka një të drejtë. Unë jam palestinez. ” Maradona është i famshëm për qëndrimin e tij pro-palestinez dhe kundërshtimin ndaj veprimeve agresive të Izraelit kundër palestinezëve. Në vitin 2012, ai kishte deklaruar: “Unë jam përkrahësi numër një i popullit palestinez. I respektoj dhe i simpatizoj ata. Unë e mbështes Palestinën pa asnjë frikë “./ PT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne