Marin Mema i mbyll “muhabetin” vehabistit Ahmed Kalaja

Imami vehabist i xhamisë “Dine Hoxha”, Ahmed Kalaja, ka folur sërish rreth skandalit që shpërtheu pasi publikoi një video ku ai shfaqej bashkë me futbollistët e Kombëtares Andi Lila dhe Armando Sadiku, duke bërë humor me klerikët ortodoksë.

Ne nje videoreportazh te transmetuar nga Top Channel, ku Kalaja ka miqesi me gazetarin amator Marin Mema, Kalaja e justifikon injorancen dhe intolerancen e tij fetare duke thene:
“Ishte një gabim njerëzor për të cilin edhe unë edhe Andi kërkuam ndjesë, se fundja fundit prandaj jemi njerëz, që edhe të gabojmë. Shpresojmë që gjëra të tilla kurrë më nuk do të ndodhin  dhe mënyra se si u shit ishte diçka që vërtet të linte për të dëshiruar. Ishte diçka njerëzore, një gabim që e pranojmë, por ja që jemi njerëz dhe nuk dalim dot nga njerëzorja”.

Predikuesi i xhamisë së Rrugës së Kavajës ka dhe një mesazh për ata që e kanë sulmuar këto ditë: “Unë i kam falur edhe ata të cilët e keqinterpretuan, ua kam bërë hallall. Zoti i faltë ata dhe ne, se edhe ne bëmë gabim dhe s’duhet të harrojmë gabimin tonë të parin”.

Megjithate, para 3 vitesh Kalaja nuk fliste per falje kur ne xhamine e tij lutej per xhihadin ne Siri dhe nga ku u nisen shume persona qe perfunduan duke bere xhihad ne Siri, djegur, shkaterruar dhe vrare. Por fale miqesise se tij me njerez me pushtet ne Shqiperi Kalaja nuk pesoi fatin e shokeve te tij te cilet u burgosen per punen e Sirise. Ne te kundert, mekatet e imamit vehabist Kalaja kalohen ne heshtje. Ai kerkon falje per xhihadin, falje per sulmet ndaj feve dhe te tjera dhe ai qendron si sulltan ne krye te xhamise kryesore te Vehabizmit ne Shqiperi. Ahmed Kalaj qendron mbi ligjin per sa kohe qe votat e tij shkojne per Edi Ramen dhe Erjon Veline.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne