Marina izraelite rrëmbeu dy peshkatarë palestinezë

Marina izraelite rrëmbeu të hënën dy peshkatarë palestinezë, ndërsa po punonin në barkën e tyre në brigjet jugore të Rripit të Gazës së rrethuar.

Shefi i peshkatarëve Nizar Ayyash i tha Qendrës Palestineze të Informacionit se marina izraelite rrëmbeu peshkatarët dhe konfiskoi barkën e tyre gjatë pranisë së tyre në bregun e Rafah.

Peshkatarët u identifikuan si Ahmed al-Nada dhe Muhamed Saidam.

Nizar Ayyash denoncoi forcat detare izraelite që vazhdimisht ngacmonin dhe arrestonin peshkatarët e Gazës gjatë punës së tyre jashtë brigjeve të Gazës dhe i pengonin ata të bënin punën normalisht.

Përveç këtyre dy peshkatarëve, tashmë janë edhe tetë të tjerë në burgjet izraelite, disa prej tyre kanë qenë në burg për disa vjet./ ML

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne