Marina turke kthen mbrapsht platformën italiane pranë Qipros: s’ka kërkim gazi pa lejen tonë

Tensione ndërmjet Italisë dhe Turqisë, pak ditë pas vizitës së Presidentit turk Erdogan në Romë. Situata është ndërlikuar pasi marina turke ka ndaluar një anije shpimi nafte e gazi Saipem 12000, plataformë e gjigandit shtetëror të enërgjisë në Itali- Eni.

Anija është ndaluar pranë ujrave qipriote, pasi Erdogan u ka bërë të ditur autoriteteve italiane se nuk do të lejonte që në Mesdheun Lindor të zhvillohen eksplorime gazi natyror pa lejen e Turqisë.

Ai, gjatë takimeve që ka pasur me kryeministrin Paolo Gentilioni dhe Presidentin Sergio Matarella, u ka thënë se “kërkimet e naftës në Qipro janë kërcënim si për Qipron e veriut ashtu edhe për Turqinë”.

Anija italiane ka mbetur kështu në Qipro pa përparuar në zonën ku do të kërkonte gaz natyror. Në ujrat e Mesdheut, Qipro ka nisur kërkimet e gazit në det, në zonën ekonomike ekskluzive, por pa mbyllur kështu një marrëveshje me Turqinë për shfrytëzimin e zonës detare. Njëjtë siç ndodhi me Shqipërinë dhe Greqinë.

Turqia i kërkon Italisë që të mos bëhet pjesë e një loje jo të ndershme të Qipros greke, e cila ka filluar kërkimet në mënyrë të njëanshme. Autoritetet italiane i kanë thënë Erdoganit se kompania Eni ka fituar tenderin e hapur nga qeveria e Nikosia-s dhe nuk ka ndërhyrje nga ana e Romës zyrtare.

Siç bën të ditur La Repubblica, Presidenti turk më pas ka thënë se ai nuk mund të ndërhynte pa i lajmëruar më parë live “miqtë e tij italianë”, siç i ka konsideruar.

Menjëherë pas kthimit të Erdogan nga Roma, marina turke ka kthyer mbrapsht platformën e Eni-it dhe ka bërë të ditur se nuk do të ketë asnjë kërkim për gaz në Medheun Lindor pa një marrëveshje me Turqinë. /tesheshi

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne