Mark Marku ngre alarmin: Muxhahedinët mund të shtohen 10-fish, çfarë më tregoi gazetari italian

Pedagogu i gazetarisë dhe komunikimit Mark Marku i ftuar në emisionin e mëngjesit në Fax News ka treguar bisedën që ka pasur me një gazetar italian lidhur me anëtarët e komunitetit iranianë që jetojnë në Shqipëri.

Sipas Markut ka një shifër më të lartë të tyre, nga sa është thënë nga ana e autoriteteve, dhe sipas tij ata janë duke u stërvitur edhe në vendin tonë. Sipas pedagogut, iranianët në rast se martohen dhe bëjnë fëmijë atëherë do të krijonin një minoritet artificial në vendin tonë.

‘’Janë 5 mijë iranianë që mund të martohen këtu, dhe brenda 10 vitëve mund të bëhen 50 mijë, pasi ata martohen shumë herë. Mund të bëhen një minoritetë i madh që mund të sjellin problem për të gjithë shqiptarët.

Është një komunitet i shtuar në mënyrë artificial, me karakteristika shumë të ndryshme nga ne, dhe që janë luftëtarë, mund të sjellin probleme për ne.

Përmes një gazetari italian kam mësuar që ata bëjnë stërvitje ende, dhe janë në kushte për t’u përbërë rrezik edhe oër vendin tonë. Janë njerëz që jetojnë vetëm për lufta, janë përdorur ssa nga Sadam Hyseni dhe sa nga Amerika”, u shpreh Marku.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne