Markoviç takohet me Merkel: Jo ndryshim të kufijve të Ballkanit

Kryeministri i Malit të Zi Dushko Markovic ka zhvilluar një takim me kancelaren Angela Merkel, ku ndër të tjera është diskutuar edhe mbi situatën në Ballkan. Në një postim të publikuar në faqen zyrtare të tëitterit të qeverisë së Malit të Zi theksohet se të dy palët shprehën mendimet se nuk mund të ketë ndryshim të kufijve të Ballkanit.

Deklarata vjen në kohën kur Presidenti i Kosovës, Hashim Thaci ka propozuar korrigjimin e kufirit me Serbinë, ndërsa kryeministri Ramush Haradinaj është shprehur tërësisht kundër.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne