Marku: Vlora vend prodhues i kanabisit, por po arrestohen vetëm shpërndarësit e vegjël

Kryeprokurorja Arta Marku pas Fierit, sot u ndal edhe në Vlorë, ku ka bërë analizën e prokurorisë, përfshi edhe Gjykatës se Apelit. Ajo u shpreh se Vlora është një vedn tranzit i kanabisit për vendet e Europës. Po ashtu, ajo tha se nuk duhet ngutje në përfundimin e operacioneve, pasi janë kapur vetëm shpërndarësit e vegjët të drogës, por jo organizatorët e grupeve kriminale.

Vlora, tashmë prej kohësh, njihet si një vend prodhues i kanabisit, jo aq i drogave të tjera sintetike, por edhe si një vend i rëndësishëm tranziti për në vendet e Europës, specifikisht favorizuar nga linja e gjatë bregdetare. Duhet mosngutje në përfundimin e operacioneve të organizuara në luftën kundër drogës, duke vënë në pranga shpesh vetëm konsumatorët, shpërndarësit e vegjël, korrierët apo mjetet e transportit, por bërja e përpjekjeve dhe shfrytëzimi i çdo metode të mundshme ligjore hetimi dhe shfrytëzimi i bashkëpunimit ndërkufitar dhe ndërkombëtar, për të mundësuar identifikimin, kapjen me qëllim vënien para drejtësisë të organizatorëve të grupeve kriminale. Veprimtaria kriminale në fushën e narkotikëve nuk zhvillohet e vetme, pa mundësinë e korruptimit edhe të zyrtarëve publikë, në hallka kyçe të strukturave të shtetit. Kjo, duke nisur që nga përfaqësuesit e pushtetit vendor që emetojnë të sinjalizojnë kur konstatojnë mbjelljen e bimëve narkotike në territorin e njësisë administrative ashtu edhe të funksionarëve të tjerë, që mund të ofrojnë kundrejt korrupsionit, ndihmën e tyre në hallkat që përbëjnë zinxhirin e trafikimit të lëndëve narkotike.” – tha Marku.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne