Pasi u shpall dita e zgjedhjeve dhe u pa qё pёrkonte me festёn e Bajramit pati disa reagime sporadike qё shprehёn mospёlqimin e zgjedhjeve nё kёtё ditё. Nё Shkodёr e Tiranё, imami Sytari dhe Kalaja u shprehёn kundёr kёtij fakti me ndryshimin se ky i fundit u tёrhoq nga mospёlqimi i tij. E thёnё me batutёn e njё filmi shqiptar: “e han burri fjalёn si me qenё tu hangёr salçiçe”.
Duke parё edhe reagimin e myftiut Gurra, ky ndryshim opinioni i imamit Kalaja mund tё vij nga fakti se KMSH-ja e ka gjykuar nё mёnyrё tё cekёt kёtё situatё dhe u ka kёrkuar imamёve tё ndryshojnё mendimet e tyre personale, duke mos u treguar aspak institucion demokratik, ose mund tё jetё njё ndryshim personal i opinionit nga imami Kalaja, qё ka mangёsi nё arsyetim, sepse mendon vetёm pёr ata muslimanё qё e kanё pushim ditёn e Bajramit dhe aspak pёr ata tё cilёt janё tё detyruar tё punojnё kёtё ditё qё pёrkon me zgjedhjet.
Duke shpresuar dhe menduar qё imami e ndryshoi opinionin e tij i pandikuar nga faktorё tё jashtёm po jap edhe unё njё kёndvёshtrim timin se pёrse kёto zgjedhje nuk duhen bёrё nё tё njёjtёn ditё me festёn e Bajramit. My mendim u drejtohet KMSH-sё dhe atyre imamёve tё cilёt mundohen ta kalojnё sikur nuk ka ndodhur asgjё por, nё fakt preken shumё muslimanё tё cilёt privohen nga festa e tyre qё e pritёn pёr njё vit me radhё dhe e arritёn me sakrificёn e urisё dhe etjes.

Nё mёnyrё tё shkёputur po rikujtoj diçka nga ajo qё tha Myftiu i Tiranës Ylli Gurra.
“… E drejta e të votuarit, e përzgjedhjes së atyre që do marrin përgjegjësinë e drejtimit të vendit është përgjegjësi historike e qytetare. … Në kornizën fetare, përkimi i datës së zgjedhjeve dhe datës së Bajramit nuk ka arsye që të ushqejë asnjë tendencë”.

Nuk dua tё ushqejё asnjё tendencё por dua vetёm t’i drejtoj njё pyetje Myftiut Gurra; “A ёshtё e drejtё qytetare “tё festuarit” ashtu siç ёshtё edhe “tё votuarit”?

E pra, pёr tё gjithё ata muslimanё qё do tё jenё pjesё e komisioneve tё votimeve, nuk ka festё ka vetёm punё. Pёrse? Sepse puna ditёn e votimit fillon ende pa u kryer falja e Bajramit nё shesh dhe mbaron shumё vonё, kёshtu nuk kanё mundёsi as tё festojnё drekёn e bajramit me tё dashurit e tyre. Po pёr kёto musliman a mendon njeri? Sigurisht qё politika jo, ndёrsa KMSH-ja jo e jo.

Po ata muslimanё qё punojnё nё forcat e rendit dhe paraqiten nё punё shumё mё pёrpara se tё falet Bajrami ne shesh dhe nuk kanё mundёsi as tё ulen nё tryezё me tё dashurit e tyre drekёn e Bajramit, si do jenё pjesё e festёs nё kёtё ditё tё shёnuar? A mendon njeri pёr kёto musliman? Politika jo, ndёrsa KMSH-ja jo e jo.

Po ata gazetarё qё do tё raportojnё ditёn e zgjedhjeve dhe nuk kanё mundёsi as tё falin Bajramin nё shesh, as tё jenё pranё familjeve tё tyre pёr tё festuar. A mendon njeri pёr kёto musliman? Politika jo, ndёrsa KMSH-ja jo e jo.

Po ato mjekё apo infermierё qё janё nё gatishmёri sepse(mos e dhёntё Zoti – ja ku po i kёrkojmё Zotit edhe pse pёr Atё s’mendojmё aspak) mund tё ndodhi ndonjё konflikt (si rasti nё Lezhё zgjedhjet e kaluara). Kёta besimtarё duhet tё lёnё familjet e tyre dhe tё shkojnё nё punё sepse ёshtё vёndosur qё zgjedhjet tё bёhen nё tё njёjtёn ditё me festёn dhe pёr kёtё s’ka asnjё problem.
Sipas kёndvёshtrimit tim ka njё problem tё madh por puna ёshtё se nuk mendon njeri pёr kёto besimtarё. Politika jo, ndёrsa KMSH-ja jo e jo.

Ndoshta jo vetёm kёtyre grupeve por edhe tё tjerё qё nuk i kam pёrmendur do u duhet tё punojnё me orё tё zgjatura, ditёn e djelё dhe mbi tё gjitha ditёn e festёs sё Bajramit.
Ndoshta po tё protestojnё nё shesh edhe muslimanёt pёr ndryshimin e datёs sё zgjedhjeve mund ta arrijnё … por fillimisht duhet tё marrin me qera çadrёn e PD./ Gazeta Impakt

49