Zëvendësministri i Jashtëm rus, Sergey Ryabkov tha se vendi i tij i kishte tejkaluar të gjitha sfidat në lidhje me krizën që kanë pasur në të kaluarën me Turqinë.

Sipas agjencisë së lajmeve “RIA”, Ryabkov në fjalën që mbajti në një forum organizuar në Indi vlerësoi edhe marrëdhëniet Rusi-Turqi.

Zëvendësministri Ryabkov tha se kriza që ka ndodhur në të kaluarën mes dy vendeve si dhe pasojat e saj nuk kanë më ndikim në marrëdhëniet e tanishme.

“Ne i kemi kapërcyer të gjitha vështirësitë. Në historinë tonë ka faqe të vështira, ashtu si në rastin e marrëdhënieve që kemi edhe me Iranin, por tashmë përpara kemi një agjendë pozitive”, tha Ryabkov.

Zëvendësministri i Jashtëm rus tha ndër të tjera se me Turqinë bashkëpunojnë në fushat e ekonomisë, energjisë dhe në Detin e Zi./ trt

18