Marrëdhëniet turko-amerikane: Rëniet dhe ngritjet e tyre

nga Mustafa Sitki Bilgin.

Aaktikisht ‘babai’ i shprehjes “aleancë e trazuar” është profesori amerikan i historisë, George Harris. Por duke qenë se kjo shprehje përputhet me marrëdhëniet Turqi-Amerikë, e pashë të përshtatshëm që ta përdor për titull të këtij programi duke i shtuar edhe disa fjalë nga vetja ime.

Fillimi i marrëdhënieve turko-amerikane përkon me vitet kur u shfaq periudha e Luftës së Ftohtë. Sepse kur Turqia u përball me presionin e madh Sovjetik në mes të viteve 1940, vendet që mbështetën Ankaranë ishin Anglia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Londra kishte ndjerë nevojën për të ndihmuar Ankaranë me qëllim që të mbronte interesat e saj ekonomike, politike dhe strategjike në Lindjen e Mesme. Kurse Uashingtoni e mbështeti Ankaranë për shkak se e dinte se Anglia nuk mund t’ia dilte e vetme kundër Bashkimit Sovjetik dhe për shkak se bashkëveprimi me Turqinë ishte në interesin e tij. Gjithashtu, për shkak të krizave të rënda ekonomike me të cilat u përball në Luftën e Dytë Botërore, Anglia detyrën për mbrojtjen e interesave të Perëndimit në Lindjen e Afërt ia kishte lënë Shteteve të Bashkuara të Amerikës. Ndërkohë që ‘Uncle Sam’ (Shtetet e Bashkuara të Amerikës) do të ishte i zënë duke kontrolluar dhe mbrojtur Evropën, Atlantikun dhe Lindjen e Afërt, John Bull (Anglia)do të ishte përgjegjëse për Lindjen e Mesme. Kështu që sipas vendimeve të nënshkruara pas Luftës së Dytë Botërore të marra në Jalta dhe Potsdam, udhëheqja e hapësirës gjeografike të botës u nda ndërmjet anglo-sanksonëve dhe Bashkimit Sovjetik.

Në këtë periudhë, marrëdhëniet në vijën Ankara-Uashington për shkak se Turqia u anëtarësua në NATO në vitin 1952 dhe se qëndroi pranë Amerikës gjatë krizës së Suezit që shpërtheu në vitin 1956, ishin shumë të mira pra ishin evoluar në nivelin e aleatit. Por pas vitit 1957 gjatë udhëheqjes së Kryeministrit Menderes dhe Presidentit Eisenhower marrëdhëniet filluan të prishen. Ndërmjet dy aleatëve u krijuan divergjenca për shkak të politikës dhe politikave ekonomike që do të ndiqte Turqia.

Ndërkohë që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i vunë Turqisë rolin e hangarit të drithërave të Perëndimit, Kryeministri Menderes kërkonte që Turqia të industrializohej si një vend evropian. Në këtë kuadër, i ndjeri Menderes, për të arritur këtë gjë, në vitin 1959 planifikonte të nënshkruante një marrëveshje të madhe me Bashkimin Sovjetik. Por me grusht shtetin në Turqi në maj të vitit 1960 jo vetëm që u anulua ky plan por filloi edhe një stanjacion në marrëdhëniet turko-amerikane.

Pas kësaj, kriza e parë e rëndësishme ndërmjet dy vendeve, shpërtheu me letrën që Presidenti Johnson i dërgoi Inëny-së (Inönü) në vitin 1964.

Në letër Johnson e kërcënoi Turqinë se në qoftë se nuk vepron sipas direktivave të Shteteve të Bashkuara të Amerikës për çështjen e Qipros, do ta linte Ankaranë vetëm ndaj Moskës. Kjo ishte një krizë e madhe në marrëdhëniet turko-amerikane. Kurse një tension tjetër i madh shpërtheu në vitin 1974 gjatë Operacionit të Paqes për Qipron. Edhe pse Turqia ndërmori Operacionin e Qipros për arsye shumë legjitime dhe të drejta, Uashingtoni e cilësoi Ankaranë fajtore dhe zbatoi embargo armësh ndaj saj për 3 vjet. Pastaj ashtu siç dihet në 12 shtator 1980 në Turqi u bë grusht shteti.

Kurse kriza e tretë e madhe në marrëdhëniet turko-amerikane u përjetua në vitin 2011 me luftën civile që shpërtheu në Siri. Shtetet e Bashkuara të Amerikës i japin mbështetje politike dhe ushtarake elementeve zgjatuese të organizatës separatiste terroriste PKK në Siri.

Sepse kjo strategji që ndjek SHBA-ja filloi të dëmtojë sigurinë dhe tërësinë territoriale të Turqisë. Edhe gjatë referendumit të zhvilluar në veri të Irakut, 3 javë më parë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës e kanë vërtetuar qartë strategjinë e tyre. Kështu që Amerika, përgjatë korridorit terrorist PKK-PYD që mundohet të formojë përgjatë kufijve të Turqisë, duke i shtuar edhe veriun e Irakut, nxjerr në shesh se i është drejtuar objektivit për të krijuar një rrugë të re tranzit të energjisë. Nga njëra anë (SHBA) kërkon të rrethojë dhe abstraktizojë Turqinë, nga ana tjetër planifikon të ‘gozhdojë’ kontrollin mbi burimet energjetike në Lindjen e Mesme. Kurse Kryetari i administratës rajonale kurdë të Irakut (KRG), Mesut Barzani nuk ka parë asnjë të keqe nga qenia mashë e projekteve imperialiste. Duke parë zhvillimet e ditëve të fundit, pezullimi pa afat i procedurave të dhënies së vizave nga Uashingtoni për nënshtetasit turq në mënyrë të njëanshme dhe kundërpërgjigjja e Ankarasë në të njëjtën mënyrë ndaj Uashingtonit, e ka çuar tensionin ndërmjet Turqisë dhe SHBA-së në një nivel më të lartë dhe i ka shtyrë marrëdhëniet në një krizë të re. Faktikisht, infrastruktura e të gjitha krizave të sipërpërmendura, që kanë ndodhur kohët e fundit, përbëhet nga mocioni për Irakun (operacioni përtej kufirit) që daton në 1 mars 2003. Mos mbështetja e Turqisë kundrejt Shteteve të Bashkuara të Amerikës për copëtimin e Irakut hapi derën e një krize të gjatë që vazhdon për kohësh midis Uashingtonit dhe Ankarasë.

Si përfundim, kjo krizë e fundit me burim Amerikën, nuk është racionale dhe e vazhdueshme. Pasi nuk sjell asnjë dobi për të dyja palët. Elitat politike dhe ekonomike të Shteteve të Bashkuara të Amerikës tashmë duhet të kuptojnë se Turqia nuk është më një vend i periudhë së Luftës së Ftohtë. Duhet të shohin se Turqia ndjek një politikë të jashtme që ka si prioritet pavarësinë dhe interesat kombëtare në kuadër të legjislacionit, drejtësisë dhe kufijve njerëzore si dhe parimeve ndërkombëtare. Ndërsa për sa i përket shpjegimit të kësaj gjendjeje me bashkëbiseduesit, teknokratëve dhe diplomatëve turq i bie një detyrë e madhe. Pasi një nga pikat tona më të dobëta është (thembra e Akilit) mos realizimi ose pamundësia për të realizuar në mënyrë efikase meritat dhe reklamën tonë duke përdorur diplomacinë.

Në periudhën e Luftës së re të Ftohtë kanë ndryshuar si kushtet e brendshme ashtu edhe kushtet e jashtme të Turqisë. Sot edhe marrëdhëniet Turqi-SHBA nuk janë si në periudhën e Luftës së Ftohtë, as kushtet e Turqisë së asaj kohe nuk ekzistojnë më. Nëse gjendja e vjetër ishte e pamundur, gjendja e re është rruga e të ardhmes.

 

 

 

 

 

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne