Marrëdhëniet turko-shqiptare në kohën e Ataturkut – pjesa 2

Një vështrim i përgjithshëm mbi arsyet e pranimit të myslimanizmit nga shqiptarët pas hyrjes nën sovranitetin osman. (vijon nga numri i kaluar)

Prania turke për afërisht 16 shekuj në Maqedoni fillon me ngulitjen e turqve hunë në Maqedoni (Vardar, Egje, Pirin) dhe mbërrin deri në ditët e sotme[1]. Si rrjedhim hapësira gjeografike e Ballkanit për turqit nis e bëhet atdhe shumë më herët se hyrja e turqve në marrëdhënie me shqiptarët. Madje Ballkani dhe Maqedonia bashkë me Anadollin bëhen për turqit atdheu i dytë që ata zgjedhin për t’u vendosur pas Azisë Qendrore, që është atdheu më i vjetër i turqve[2]. Rëndësia që i kanë kushtuar turqit Ballkanit bëhet shkak i turqizmit edhe të emrit të këtij rajoni. Shprehja ‘Ballkan’ është një fjalë turke dhe ka kuptimin e vargmaleve me kreshta dhe të veshur me pyje[3]. Këtë emër turqit ua vendosën maleve që ndodhen ndërmjet lumenjve Meriç (Marica) dhe Danub dhe që zgjaten paralel me njëri-tjetrin.

Turqit në Gadishullin e Ballkanit fillojnë vendosen që në shekullin e VI. Fiset nomade turke me kuaj në Ballkan vijnë njëri pas tjetrit duke kaluar përmes Azisë dhe veriut të Detit të Zi. Fiset turke përzihen me popujt autoktonë Dac, Trakë dhe Sllavë dhe ose zhduken ashtu si fiset Peçenek dhe Uzë, të cilët kanë pasur origjinë ouze, ose krijojnë në Ballkanin Verior dhe Lindor shtete të fuqishme si Dinastia Bullgare e Kutrigurëve duke dalë në pah si një klasë ushtarake dominuese. Në fenë e krishterë u konvertuan dhe themeluan dinasti të ndryshme edhe Kipçakët me Kumanët, të cilët kanë luajtur një rol superior në Ballkan (në shekujt e XII-XIV). Zonat duke filluar nga Deliormani dhe Varna e deri në Danub ishin kthyer në një hapësirë të banuar nga turqit para se osmanët të vinin në Ballkan.

Kurse migrimet turke nga Anadolli për në Ballkan fillojnë në vitet 1260. Në dallim nga fiset turke që në Ballkan kishin ardhur nga veriu i Detit të Zi dhe kishin pranuar fenë e krishterë duke u përzier me sllavët, turqit e ardhur nga Anadolli vazhduan të ruajnë fenë dhe kulturën e tyre. Ngulitja e parë me origjinë nga Anadolli në Ballkan realizohet në vitin 1261 falë Izedin Kejkavusit (İzzeddin Keykâvus), sulltani selçuk që ishte arratisur nga radhët e mongolëve dhe ishte strehuar në Perandorinë Bizantine. Më vonë 30-40 grupe endacake turkmene bashkë me babanë bektashi Sarë Salltuk largohen nga tirania mongole dhe vijnë pranë Izedin Kejkavusit. Kurse Perandoria Bizantine të mërguarit nga Anadolli në vitin 1263 i vendos në Dobruxha. Mërgimi nga Anadolli në Ballkan vazhdon edhe pas krijimit të Dinastisë Karesi[4]. Pas këtyre informacioneve që ju dhamë, tani mund ti japim përgjigje pyetjes se si filloi njohja e turqve me shqiptarët.

Perandori bizantin Andronik III në vitin 1336 me qëllim për të shtënë në dorë despotizmin e Epirit të banuar nga shqiptarët kërkon ndihmë nga një prijës turk me emrin Ajdënollu Umur Beu (Aydınoğlu Umur Bey), dhe ky i fundit i dërgoi perandorit 2.000 ushtarë. Ushtarët e Umur Beut u nisën në drejtim të Maqedonisë, dhe pasi zaptuan Limanin Koç (sot Porti i Vollos) kthehen duke marrë me vete nga shqiptarët robër dhe trofe[5]. Pas një kohe të shkurtër Ajdënollu Umut Beu siguron një aleancë me Gjon Kantakuzenin (Cantacuzenus), i cili luftonte në Trakë për postin e perandorit të Bizantit. Falë kësaj aleance në vitet 1340 Umur Beu me flotën e tij, që në atë kohë numëronte 300 anije, niset nga Izmiri dhe e sulmon Ballkanin nga të gjitha anët. Me këto dyndje osmanët arrijnë të shkojnë deri në Dobruxha dhe Shqipëri[6]. Kështu u sigurua edhe kontakti i parë i turqve me shqiptarët. Po mirë, në çfarë gjendje kanë qenë shqiptarët në këtë periudhë, kur patën kontaktin e parë me turqit?

Mbreti i Sicilisë Karli Anzhu I në gjysmën e dytë të shekullit të 13-të dhe gjysmën e parë të shekullit të 14-të shpalli Mbretërinë Shqiptare në veriun e Shqipërisë. Mbreti jo vetëm që nuk i mbajti premtimet që u kishte bërë fiseve shqiptare, por edhe feudalët shqiptarë dhe francezë zaptuan tokat pjellore të Shqipërisë.[7] Të pakënaqur nga kjo shqiptarët e rrëzojnë mbretin nga froni dhe Shqipëria ndahet nga pronarët vendas dhe të huaj të tokave[8]. Konkluzioni që del nga këtu është se shqiptarët para se të njiheshin me Shtetin Osman jetonin të shpërndarë në formën e fiseve.

Para Betejës së Fushë-Kosovës osmanlinjtë si bazë për të nisur fushatën drejt Ballkanit zgjedhin Bojallër (Boyalır) dhe Galipolin, por ndërmjet viteve 1366-1376 këto dy baza rimerren nga bizantinët dhe kryqtarët. Por megjithëkëtë në këtë periudhë osmanlinjtë falë forcave pararojë të vendosura në kufi dhe të udhëhequra nga ushtarakë si Evrenuz Gazi, Haxhi Ilbeu (Hacı İlbeyi), Mihalollu (Mihaloğlu) arritën ta zgjerojnë sovranitetin e tyre në thellësi të Bullgarisë e Maqedonisë[9].

Ndërkohë që në Maqedoni dhe Ballkan po zgjerohej, në Shqipëri Shteti Osman u përball me feudalë dhe prijës të fuqishëm si Balshët, Topiajt, Dukagjinasit, Muzakët, Aranitasit, Kastriotët[10]. Me thyerjen në Luftën e Vjosës (1385) të rezistencës së armatosur të Balshës II, i cili kishte fituar edhe titullin si feudali më i fuqishëm në mesin e këtyre prijësve shqiptarë në rajon vendoset sovraniteti osman[11].

Aristokratët feudalë shqiptarë, të cilët në zonat e tyre ishin vasalë të Shtetit Osman, pas një kohe të caktuar përfshihen në Koalicionin Ballkanik, të krijuar nga Shtetet e tjera të Ballkanit kundër Shtetit Osman. Bejlerët shqiptarë që bënin pjesë në koalicionin ballkanik në Betejën e Fushë-Kosovës (1389) luftojnë kundër Shtetit Osman. Siç dihet Betejën e Kosovës e fiton Shteti Osman. Sulltani osman Bajaziti I kur u ngjitet në fron drejtimin e krahinës ua lë bejlerëve feudalë vendas, ashtu siç ishte vepruar edhe më parë. Por me qëllim parandalimin e keqpërdorimit të detyrave të vasalitetit nga këta bejlerë Shteti Osman mban në rajon vazhdimisht reparte pararojë të gatshme. Sistemi i vasalitetit në Shqipëri ruhet gjatë harkut kohor që fillon me Bajazitin I dhe vazhdon deri në periudhën e Muratit II (1389-1421)[12].

Gjatë procesit historik tokat shqiptare i bashkohen vilajetit të Rumelisë dhe ndahen në njësitë administrative (sanxhak): Vlorë, Delvinë, Janinë, Elbasan, Ohër, Shkup, Dukagjin, Shkodër, Prizren dhe Vushtrri. Prijësit feudalë shqiptarë, të cilët ishin udhëheqës vendorë vasalë të Portës së Lartë, detyrohen që sipas traditës osmane t’ua japin djemtë e tyre Sarajit Osman, të sigurojnë e furnizojnë me ushtarë ushtrinë osmane dhe të paguajnë haraç vjetor[13].

Në periudhën e Muratit II merren edhe Selaniku, Koriati, Patra dhe pjesa e mbetur e Shqipërisë[14]. Kështu fillon në rajon procesi i vendosjes së Osmanëve dhe me anë të sistemit të timareve përmbyllet faza e kontrollit të drejtpërdrejtë të rajonit. Shteti Osman për shkak të talentit luftarak dhe aftësive fizike u kushton shqiptarëve një rëndësi të veçantë[15]. Me hyrjen e shqiptarëve nën sovranitetin e Shtetit Osman fillon edhe periudha kur turqit dhe shqiptarët do të bashkojnë fatin e tyre për pesë shekuj. Në artikullin e radhës do t’ju përcjellim se cilat ishin arsyet që shqiptarët pranuan myslimanizmin. (vijon)

U përgatit nga: Dr. Halil Özcan (Pedagog i lëndës “Parimet e Ataturkut dhe Historia e Revolucionit Turk” në Universitetin “Hacettepe” në Ankara)

U përshtat në shqip nga: Serdar Hüseyni

Burimet dhe literatura kryesore:

İNALCIK, Halil,”Türkler ve Balkanlar”, Balkanlar,Ortadoğu ve Balkan İncelemeleri Vakfı Yayınları, İstanbul, 1993, fq. 9-32.

Türk Dil Kurumu, Türkçe Sözlük, TTK Basımevi, Ankara, 1998.

YAVUZ, Celalettin, “Mazide Kalan Vatan: “BALKAN”lar”, 2023 Balkanlar Dergisi, sayı 63, 15 Temmuz 2006, fq, 4-16.

HAMZAOĞLU, Yusuf, Atatürk ve Makedonya Türklüğü, Autoprint, Üsküp, 2006.

BOZBORA, Nuray, Osmanlı Yönetiminde Arnavutluk ve Arnavut Ulusçuluğu’nun Gelişimi, Boyut Yayıncılık, İstanbul, 1997.

ÇETİNER, Yılmaz, Bilinmeyen Arnavutluk, y.y., İstanbul, 1966.

ÇELİK, Bilgin, İttihatçılar ve Arnavutlar: II. Meşrutiyet Döneminde Arnavut Ulusçuluğu ve Arnavutluk Sorunu, Büke Kitapları, İstanbul, 2004.

MACMILLAN, Margaret, Paris 1919: 1919 Paris Barış Konferansı ve Dünyayı Değiştiren Altı Ayın Hikâyesi, Çev. Belkıs Dişbudak, ODTÜ Yayıncılık, Ankara, 2004.

SÖNMEZ, Banu İşlet, II. Meşrutiyette Arnavut Muhalefeti, Yapı Kredi Yayınları, İstanbul, 2007.

SLOANE, WILLIAM M., Bir Tarih Laboratuarı Balkanlar, Süreç Yayınları, İstanbul, 1987.

[1]Yusuf Hamzaoğlu, Atatürk ve Makedonya Türklüğü, Autoprint, Üsküp, 2006, fq.15.

[2]Celalettin Yavuz “Mazide Kalan Vatan: “BALKAN”lar”, 2023 Balkanlar Dergisi, sayı 63, 15 Temmuz 2006, fq.5-15.

[3]Türk Dil Kurumu, Türkçe Sözlük, TTK Basımevi, Ankara, 1998, fq.211, Halil İnalcık,”Türkler ve Balkanlar”, Balkanlar,Ortadoğu ve Balkan İncelemeleri Vakfı Yayınları, İstanbul, 1993, fq. 9.

[4]İnalcık, po aty, fq.9-10.

[5]ÇETİNER, Yılmaz, Bilinmeyen Arnavutluk, y.y., İstanbul, 1966, fq.9-10.

[6]İnalcık, po aty, fq.11.

[7]Bu dönemde Frnasız ve İtlayan feodalleri, Çelik (2004:19)’e Arnavutluk’ta önemli idarî görevleri de ele geçirmiştir.

[8]Nuray Bozbora, Osmanlı Yönetiminde Arnavutluk ve Arnavut Ulusçuluğu’nun Gelişimi, Boyut Yayıncılık, İstanbul, 1997, fq.28-29.

[9]İnalcık, po aty, fq.11.

[10]Bilgin Çelik, İttihatçılar ve Arnavutlar: II. Meşrutiyet Döneminde Arnavut Ulusçuluğu ve Arnavutluk Sorunu, Büke Kitapları, İstanbul, 2004, s.20, Banu İşlet Sönmez, II. Meşrutiyette Arnavut Muhalefeti, Yapı Kredi Yayınları, İstanbul, 2007, fq.43.

BOZBORA, Nuray, Osmanlı Yönetiminde Arnavutluk ve Arnavut Ulusçuluğu’nun Gelişimi, Boyut Yayıncılık, İstanbul, 1997.

[11]Nuray Bozbora, Osmanlı Yönetiminde Arnavutluk ve Arnavut Ulusçuluğu’nun Gelişimi, Boyut Yayıncılık, İstanbul, 1997, fq.53-54.

[12]Bozbora, po aty, fq.55-56.

[13]Bozbora, po aty, fq.53-54.

[14]William M. Sloane, Bir Tarih Laboratuarı Balkanlar, Süreç Yayınları, İstanbul, 1987, fq.14.

[15]Margaret Macmillan, Paris 1919: 1919 Paris Barış Konferansı ve Dünyayı Değiştiren Altı Ayın Hikâyesi, Çev. Belkıs Dişbudak, ODTÜ Yayıncılık, Ankara, 2004, fq.352.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne