Marrëdhëniet Turko-Shqiptare në Kohën e Ataturkut (Pjesa e 20-të)

Pasditen e 6 nëntorit 1912 në Shkodër mbërrin vendimi i Ministrit të Mbrojtjes së Portës së Lartë, Nazim Pasha, për armëpushim si dhe një letër e ambasadorit të Qeverisë Gjermane në Cetinë. Në vendimin në fjalë shkruhet se Qeveria Osmane ka nënshkruar armëpushim me qeveritë bullgare, serbe dhe malazeze i vlefshëm duke filluar që nga data 4 nëntor. Hasan Riza Pasha nuk i beson kësaj komunikate që kishte marrë përmes malazezve dhe pasi e rikthen njoftimin vazhdon mbrojtjen e armatosur[1].

Pas shpalljes së pavarësisë së vendit nga Ismail Qemali në 28 nëntor 1912 në Vlorë, Lufta e Ballkanit dhe e ardhmja e Shqipërisë fillojnë e diskutohen në Konferencën e Londrës. Ndërkohë që Konferenca e Ambasadorëve vazhdonte punimet në Londër, në Shkodër ushtria turke bashkë me rezervistët shqiptarë nën komandën e Hasan Riza Pashës vazhdon të mbrojë Shqipërinë kundër serbëve dhe malazezve[2].

Hasan Riza Pasha bën përpjekje intensive për ti mbajtur shqiptarët të bashkuar kundër malazezve dhe serbëve, pasi shqiptarët katolikë bashkëpunonin me armikun. Për të ndarë shqiptarët katolikë nga malazezët ai merr ndihmë edhe nga Esat Pasha. Hasan Riza Pasha u shpjegon liderëve katolikë se çfarë rreziku do të kishte për shqiptarët fitorja e serbëve dhe u deklaron atyre se sakrifica e Qeverisë Osmane është në të mirën dhe interesin e Shqipërisë. Paria katolike fillon të punojë në këtë drejtim, madje Kryeipeshkvi i Shkodrës kërkon garanci personale nga Hasan Riza Pasha në emër të Shqipërisë. Kryeipeshkvi kërkon që në kalanë e vjetër poshtë flamurit osman të ngrihet edhe flamuri shqipar. Edhe Hasan Riza Pasha e pranon këtë propozim me kushtin që malësorët dhe shqiptarët katolikë të përdorin armët kundër serbëve dhe malazezve[3].

Hasan Riza Pasha nga njëra ane lufton kundër pushtuesve të Shqipërisë, kurse nga ana tjetër detyrohet të luftojë edhe me bejlerët dhe pashallarët shqiptarë që tentojnë të mbajnë në dorë administratën e Shqipërisë. Reparti turk, i cili për një kohë të gjatë mundohet të mbrojnë Shkodrën duke përballuar shumë vështirësi, në fakt nuk mbron vetëm Shkodrën, njëkohësisht ai përpiqet të mbrojë edhe sovranitetin mbi Adriatikun[4].

Hasan Riza Pasha ka lindur në vitin 1871 dhe me origjinë ai është nga nënprefektura Tosya e Kastamonusë në Turqi. Babai i tij është Namik Pasha, i cili ka qenë edhe vali i Bagdadit. Në vitin 1895 Hasan Riza Pasha bëhet kapiten i shtabit dhe merr pjesë në luftën greke të vitit 1897[5]. Në maj në 1899-s shkon në Gjermani për të përfunduar ciklin e studimeve dhe kryen në këtë vend edhe detyra të ndryshme. Në vitin 1903 ai bëhet gjeneral. Në korrik të 1911-s në fillim ai zgjidhet komandant i divizionit të Shkodrës dhe pastaj bëhet komandant i armatës dhe vali[6].

Aftësia komanduese, udhëheqëse dhe patriotizmi i Hasan Riza Pashës si dhe përpjekjet e oficerëve dhe ushtarëve turq që kishin mbetur në garnizon pas vrasjes së tij kanë ndikuar në mos-rënien e Shkodrës, pavarësisht (bashkëpunimit të komandantit të ri, Esat Pashë Toptanit, me malazezët)[7].

Tani të kërkojmë pak përgjigje për pyetjen se kush dhe përse e vrau Hasan Riza Pashën, i cili e mbrojti Shkodrën me një heroizëm dhe sakrificë të madhe. Gjenerallejtnant Kiramettin Koxhaman (Kiramettin Kocaman) dhe gjeneralarmate Abdurrahman Nafiz Gyrman (Abdürrahman Nafiz Gürman), të cilët kanë qenë pjesë e shtabit të Hasan Riza Pashës, në vitin 1933 botojnë veprën e tyre të përbashkët me dy vëllime që flet për Luftërat Ballkanike 1912-1913, dhe ku përfshihet edhe mbrojtja e Shkodrës. Kjo vepër në vitin 2007 përgatitet për ribotim. Sipas kësaj vepre ditën e enjte të 30 janarit 1913 prifti që në orën 15.20 do të vijë në shtëpinë e Esat Pashës me urdhër të Hasan Riza Pashës do të shkojë në Nënshat të Zadrimës dhe do të fillonte përgatitjet kundër masakrave serbe. Atë ditë Hasan Riza Pasha ishte kthyer vonë në shtëpinë e tij nga kontrolli që kishte realizuar në kodrat e Dervishit të mbushura me llogore për mbrojtjen e Shkodrës. Adjutanti i Esat Pashë Toptanit, Mesut Beu nga Bejkozi, e fton Hasan Riza Pashën në shtëpinë e pashait toptanas. Hasan Riza Pasha, edhe pse nuk është zakon që të dalë i vetëm nga shtëpia, pa e njoftuar adjutantin dhe vartësit e tij del nga shtëpia e tij pa e parë asnjë dhe shkon për vizitë në shtëpinë e Esat Pashës, e cila ndodhej 150m larg dhe përballë shtëpisë së tij. Ndërsa po dilte nga shtëpia e Esat Pashës, Mesut Beu kërkon ta shoqërojë, por Hasan Riza Pasha këtë nuk e shikon të nevojshme. Pasi ishte larguar nga shtëpia e Esat Pashës, aty rreth orës 18.45 në mes të rrugës që lidhte dy shtëpitë dëgjohen dy krisma armësh dhe disa minuta më vonë dëgjohet edhe një krisëm tjetër. Hasan Riza Pasha ishte përballur me një atentat të armatosur, ku dhe plagoset. Më vonë ai gjendet në errësirë dhe në pozicionin e shtrirë me shpinë në tokë. Sillet në shtëpinë e tij dhe fillon menjëherë mjekimi. Këtu Hasan Riza Pasha thotë këto fjalë: “Ndërsa po kthehesha në shtëpi më dolën përpara tre vetë. Ngaqë ishte shumë errësirë nuk i njoha se kush ishin. Këta burra më kaluan shumë pranë dhe më panë në fytyrë. Nga këta njëri me qëlloi dy herë me revolver, ndërsa tjetri më qëlloi njëherë pasi kisha rënë në tokë. Kurse i treti nuk shtiu. Nuk i vura dot re se në çfarë drejtimi u larguan”. Pasi jeton më shumë se 7 orë i plagosur, Hasan Riza Pasha bie dëshmor. Ditën e 31 janarit xhenazja e Hasan Riza Pashës sillet në xhaminë e Parrucës dhe varroset në varrezat e xhamisë pranë oficerëve të tjerë që kishin dhënë jetën në mbrojtjen e Shkodrës[8].

Sipas Fahrettin Altay-it, ai që ka vrarë Hasan Riza Pashën është Ganiu, vëllai i Esat Pashë Toptanit. Dikur Ganiu ishte pranuar në radhët e pushkatarëve të Sulltan Abdylhamitit në Stamboll dhe ishte bërë i famshëm[9]. Atëherë të shikojmë se kush është Esat Pashë Toptani, njeriu që i ngriti kurth Hasan Riza Pashës, dhe çfarë synonte të arrinte me zhdukjen e mbrojtësit të Shkodrës. Esat Pashë Toptani edhe para qeverisë së dytë kushtetuese (II.Meşrutiyet) në vitin 1908, kur ishte me detyrë si Vali dhe Komandant i Xhandarmërisë së Shkodrës, në një kohë kur Abdylhamiti II kishte caktuar Shemsi Pashën me detyrë për të ndjekur Komitetin Bashkimi dhe Përparimi, i kishte dërguar telegraf Portës së Lartë me kërkesë që kjo detyrë ti jepej atij[10]. Pashai toptanas kishte marrë pjesë edhe në delegacionin që i kishte dorëzuar Abdylhamitit II vendimin e Parlamentin për rrëzimin e padishahut nga posti pas Kryengritjes së 31 Marsit dhe ia kishte lexuar në fytyrë sulltanit këtë vendim[11]. Për të përfituar nga influenca që kishte, gjatë kryengritjeve të Shqipërisë Esat Pasha emërohet në postin e komandantit të Forcave të Bashkuara të Shkodrës (İşkodra Kuvvayi Mütehaşşide). Qëllimi i Esat Toptanit është që të bëhet anëtar i senatit osman dhe të gradohet me gradën e gjeneralit të armatës. Pas bastisjes së Portës së Lartë, Esat Pasha, i cili ishte armik i Unionistëve, kërkon rrugët e marrëveshjes me serbët dhe malazeztë[12].

Qëllimi i Esat Pashë Toptani është që t’ua japë Shkodrën nën dorë malazezve. Për ta realizuar këtë qëllim më 30 janar 1913 ai organizon vrasjen e Hasan Riza Pashës dhe caktohet në krye të forcave të garnizonit. Ditën e 2 shkurtit pashai i toptanasve u propozon armëpushim serbëve dhe malazezve[13]. Në këtë drejtim Esat Pasha takohet dhe bisedon në Shkodër me Ministrin e Punëve të Jashtme të Malit të Zi. Në këto bisedime pala malazeze këmbëngul që Shkodra ti bashkohet Malit të Zi. Ndërkohë që Rusia mbështet Malin e Zi, Austria me Italinë insistojnë që Shkodra ti mbetet Shqipërisë. Shtetet e tjera përveç Rusisë më 31 mars 1913 për të siguruar dorëheqjen e Malit të Zi nga Shkodra pranojnë propozimin për dërgimin e anijeve luftarake dhe ditën e 4 prillit anijet luftarake mblidhen në portin e Tivarit dhe në 10 prill bllokojnë të gjitha portet e Malit të Zi. Esat Toptani vazhdon pazarllëqet për t’ia dhënë Shkodrën Malit të Zi dhe më 23 prill çelësin e Shkodrës ia dorëzon Mbretit të Malit të Zi, Krajl Nikolla, me një ceremoni modeste të zhvilluar mbi një anije druri me emrin “Neptuni” mbi liqen. Vetëm se Mali i Zi duke mos rezistuar dot më shumë ndaj presioneve të Fuqive të Mëdha më 4 maj deklaron se Shkodrën do t’ua lërë Fuqive të Mëdha[14]. Edhe pse nuk është përcaktuar saktësisht thuhet se Esat Pasha ka marrë një ryshfet të madh nga malazeztë[15].

Më në fund Esat Pasha e merr komandën e garnizonit të Shkodrës në një kohë kur kishte përfunduar zahireja për kafshët dhe municioni për të luftuar dhe pas vrasjes së Hasan Riza Pashës. Me ta marrë këtë detyrë ai liron ushtarët shqiptarë, ndërsa ushtarët turq i hip në vapor dhe i dërgon në Stamboll[16]. Në këtë mënyrë kemi ndërprerjen e marrëdhënieve që Shteti Osman kishte me Shqipërinë. (vazhdon)

U përgatit nga: Dr. Halil ÖZCAN (Pedagog i lëndës “Parimet e Ataturkut dhe Historia e Revolucionit Turk” në Universitetin “Baskent” në Ankara.)

U përshtat në shqip nga: Serdar HÜSEYNİ

Burimet dhe literatura kryesore:

ALTAY, Fahrettin, 10 Yıl Savaş 1912-1922 ve sonrası, İnsel Yayınları, İstanbul, 1970.

BAYUR, Yusuf Hikmet, Türk İnkılâbı Tarihi Cilt:II, Türk Tarih Kurumu Basımevi, Ankara, 1991.

ÇETİNER, Yılmaz, Bilinmeyen Arnavutluk, İstanbul, 1966.

Hakimiyeti Milliye Gazetesi, 28 Mayıs 1926.

GLENNY, Misha, Balkanlar 1804-1999: Milliyetçilik, Savaş ve Büyük Güçler, Türkçesi:Mehmet Harmancı, Sabah Kitapları, İstanbul.

KARAL, Enver Ziya, Osmanlı Tarihi IX. Cilt (1908-1918), Türk Tarih Kurumu , Ankara,

Tümg.Abdurahhman Nafiz ve Tugğ. Kiramettin, 1912-1913 Balkan Savaşı’nda İşkodra Savunması I. Ve II. Cilt, Yayına Hazırlayanlar, Mehmet Özdemir vd., Genelkurmay Askeri Tarih ve Stratejik Etüt Başkanlığı Yayınları, Ankara, 2007, s.267.

VLORA, Avlonyalı Ekrem Bey, Osmanlı Arnavutluk’undan Anılar, (1885-1912), Çeviren Atilla Dirim, İletişim Yayınları, İstanbul,2006.

[1] Tümg.Abdurahhman Nafiz ve Tugğ. Kiramettin, 1912-1913 Balkan Savaşı’nda İşkodra Savunması I. Ve II. Cilt, Yayına Hazırlayanlar, Mehmet Özdemir vd., Genelkurmay Askeri Tarih ve Stratejik Etüt Başkanlığı Yayınları, Ankara, 2007, fq.267.

[2]Gazeta “Hakimiyeti Milliye”,28 Mayıs 1926, fq.3.

[3]Nafiz ve Tugğ. Kiramettin, po aty, fq.292-293.

[4]Yılmaz Çetiner, Bilinmeyen Arnavutluk, İstanbul, 1966, fq. 97.

[5]Çetiner, po aty, fq.99-101.

[6]Nafiz ve Tugğ. Kiramettin, po aty, fq.295-298.

[7]Yusuf Hikmet Bayur, Türk İnkılâbı Tarihi, Cilt:II, Kısım:II, Türk Tarih Kurumu Basımevi, Ankara,1991,fq.89-90.

[8]Nafiz ve Tugğ. Kiramettin, po aty, fq.293-294.

[9]Fahrettin Altay, 10 Yıl Savaş 1912-1922 ve sonrası, İnsel Yayınları, İstanbul, 1970, fq.11.

[10]Avlonyalı Ekrem Bey Vlora, Osmanlı Arnavutluk’undan Anılar, (1885-1912), Çeviren Atilla Dirim, İletişim Yayınları, İstanbul,2006, fq.232.

[11]Enver Ziya Karal, Osmanlı Tarihi IX. Cilt (1908-1918), Türk Tarih Kurumu , Ankara, 1999, fq.106-107.

[12]Çetiner, po aty, fq.102.

[13]Nafiz ve Tugğ. Kiramettin, po aty, fq.313.

[14]Bayur, po aty,fq.91-92.

[15]Misha Glenny, Balkanlar 1804-1999: Milliyetçilik, Savaş ve Büyük Güçler, Türkçesi:Mehmet Harmancı, Sabah Kitapları, İstanbul, 2001, fq.212.

[16]Gazeta “Hakimiyeti Milliye”,28 Mayıs 1926, fq.3.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne