Marrëdhëniet Turko-Shqiptare në Kohën e Ataturkut (Pjesa e 22-të)

Anadolli dhe Shqipëria në Traktatin e Fshehtë të Londrës (vijon nga numri i kaluar).

Ekuilibri që ishte krijuar në Evropë me emrin e përshtatjes “evropiane” apo i njohur ndryshe si “Sistemi Matternich” për shkak të konceptit “të proteksionizmit ekonomik dhe nacionalizimit” fillon e prishet. Ekonomia globale, e cila kishte shënuar një zhvillim të madh pas gjysmës së dytë të shekullit të 19-të, e çcon Evropën Perëndimore dhe në veçanti Anglinë në një gjendje që të interesohet tani edhe me rajonet përtej oqeanit dhe kontinentit. Hyrja në konkurrencë me Anglinë e Gjermanisë pas viteve 1870-të, pasi kishte përfunduar bashkimin e saj politik, fillon e i lëkund ekuilibrat. Përveç këtyre, edhe idetë, konceptet dhe zhvillimet politike e sociale të reja që solli Revolucioni Francez përbëjnë shkaqet e tjera të Luftës së Parë Botërore. Në procesin afërsisht çerek-shekulli, që kalon me pritshmëri e konflikte, shtetet fillojnë e qartësojnë edhe pozicionet e tyre. Vetëm se Italia si para, ashtu dhe në fillim të Luftës së Parë e ka mjaft të vështirë të marrë vendimin e prerë dhe të përcaktojë anën me të cilën do të bashkohet në këtë luftë. Në të vërtetë Italia nga njëra anë nuk donte që një shtet rival me të, të zgjerohej në Adriatik, kurse nga ana tjetër synonte të zgjerohej drejt lindjes, por ndërkohë donte të ishte e zonja e vetme e fjalës në rajonin e Ballkanit. Dhe këto politika të Italisë do të ndikonin drejtpërsëdrejti territoret e Shqipërisë dhe Turqisë. Pas kësaj hyrjeje të shkurtër tani mund të shikojmë më nga afër procesin e Traktatit të Fshehtë të Londrës që përcaktoi edhe anën e Italisë në Luftën e Parë Botërore.

Po aq sa të rëndësishme janë për fatin e Shtetit Osman dhe Turqisë të para në aspektin strategjik ngushticat dhe pozicioni i saj gjeografik, po aq ndikim kanë në përcaktimin e fatit të Shqipërisë Adriatiku dhe pozita e saj gjeografike. Sepse Italia kërkon që të ketë në zotërimin e vet pikat strategjike edhe të Anadollit, edhe të Shqipërisë. Për këtë arsye më 3 gusht 1914 Italia shpall asnjanësinë[1]. Gjatë procesit në vijim qeveria e Romës, ashtu siç kishte vepruar edhe para Luftës vazhdon të bëjë pazarllëqe si me Shtetet e Antantës, ashtu edhe me ato të Boshtit Qendror. Madje kur filloi Lufta Rusia, Anglia dhe Franca i propozojnë Italisë disa vende të Shqipërisë, ku bënte pjesë edhe zona e Vlorës, mirëpo Italia për të hyrë në luftë kërkon përveç kësaj edhe ndihmë ushtarake. Kur nuk dhanë rezultat manovrat diplomatike me Shtetet e Antantës, Italia orientohet nga Gjermania dhe Austro-Hungaria. Në bisedimet që filluan në mesin e janarit të vitit 1915 përkundrejt hyrjes në Luftë Italia kërkon Tirolin Jugor, Gradisca e Trentino, vendbanime që ndodhen brenda kufijve të Austrisë, por me popullsi italiane, si dhe territoret në perëndim të Lumit Izonzo. Përveç kësaj Italia i kërkon Austro-Hungarisë që të pranojë sovranitetin e plotë italian në Shqipëri mbi Vlorën dhe mbi gjirin e saj duke përfshirë edhe ishullin e Sazanit si dhe një prapatokë (hinterland) për ruajtjen e tyre. Ndërkohë që Austria i propozon Italisë që territoret që kërkon, të kalojnë nën sovranitetin e saj pas mbarimit të Luftës, kabineti italian kërkon zotërimin e këtyre territoreve para se të hyjë në luftë. Austria nuk e pranon propozimin e Italisë dhe kështu Italia fillon sërish të presë. Duke filluar nga mesi i marsit 1915 Roma fillon e ndjek nga afër tentativat e Aleatëve për të çarë frontin e Çanakalasë[2].

Siç kuptohet nga sa më lart çështja e Shqipërisë përbën një nga arsyet më të rëndësishme që e shtyn Italinë të ndryshojë anën në prag të Luftës së Parë Botërore[3]. Ndërsa një arsye tjetër është se Italia mendonte se flota angleze dhe franceze do të kalonte Grykën e Çanakalasë, gjë që do të sillte copëtimin e Shtetit Osman dhe ndarjen e territoreve osmane ndërmjet tyre. Kjo është arsyeja që Italia nxiton për të hyrë në Luftë para kalimit të Ngushticës së Dardaneleve dhe për të marrë pjesë nga tokat osmane që do të ndahen pas mbarimit të luftës[4]. Me synimin për të marrë hise nga tokat Osmane dhe për të qenë sovrania e vetme në Adriatik fillon sërish bisedimet me qeveritë të Antantës[5]. Kështu Shtetet e Antantës për ta tërhequr Italinë pranë vetes sakrifikojnë jo vetëm Shqipërinë[6], por i propozojnë Italisë edhe territore osmane. Tokat osmane që i ishin premtuar Italisë ishin zonat që Italia kishte marrë me koncesion për ndërtimin e hekurudhës nga Shteti Osman me marrëveshjen e firmosur më 10 tetor 1913. Sipas kryeministrit italian të kohës, Giolitti, ky koncesion më shumë kishte vlerë politike për të ardhmen se sa përfitime ekonomike dhe tregtare. Ky përcaktim vihet në zbatim me Traktatin e Londrës. Sepse vendet që i ishin dhënë Italisë janë zona e Mesdheut afër provincës së Antalias. Kurse hekurudha që Italia kishte marrë me koncesion kalonte në rajonin Fethiye-Muğla, Antalya-Kızılkaya, Antalya-Alanya dhe Antalya-Burdur[7].

Pikat 5,6 dhe 7 të Traktatit të Fshehtë të Londrës me 16 pika gjithsej kanë të bëjnë në radhë të parë me pretendimet aneksuese të Italisë në Shqipëri si dhe planet e Fuqive të Antantës për Shqipërinë[8]. Sipas kësaj Italisë i jepej Tiroli i Jugut, Trieste, Korça (Goritsa), Istrija, ishujt afër brigjeve veriore të Dalmacisë, si dhe Vlora bashkë me Ishullin e Sazanit. Ndërsa pikat 8, 9 dhe 10 të Traktatit të Fshehtë kishin të bënin me Turqinë. Sipas kësaj në qoftë se do të kishte ndarje të 12 ishujve (në Egje), të cilët mbaheshin të pushtuar nga Italia që nga Lufta e Tripolit, dhe Turqia Aziatike, vendoset që Italisë ti jepet edhe rajoni i Antalias. Me anë të pikës së 10-të të Traktatit Italisë i kalojnë dhe të drejtat dhe privilegjet që gëzonte Padishahu Osman në Tripoli[9]. Pranohet njëkohësisht që Italisë ti jepen pjesë edhe nga kolonitë e Gjermanisë. Përveç këtyre me Marrëveshjen e Shën Jean de Maurienne të nënshkruar më 19 prill 1917 Italisë i jepen koncesione edhe mbi Anadollin dhe në zonën e Izmirit[10].

Me anë të Traktatit të Fshehtë të Londrës Italisë nuk i jepet vetëm Vlora, vendoset që qeveria e Romës të administrojë dhe kontrollojë politikën e jashtme të Shqipërisë[11]. Përmes një rregullimi tjetër aludues nën kontrollin e Italisë do të vendosej edhe një shtet i vogël (shqiptar) që do të mbetej në pjesën qendrore ndërmjet Shqipërisë, Serbisë, Malit të Zi dhe Greqisë[12]. Në këtë mënyrë Italia do të parandalonte ekzistencën e një shteti të fuqishëm rival në brigjet përballë Adriatikut[13].Pas nënshkrimit të Traktatit të Fshehtë të Londrës (1915), Italia do të nisë të parashtrojë pretendimet dhe synimet e saj mbi Shqipërinë.

Pas firmosje së Traktatit të Fshehtë të Londrës, në maj të vitit 1915 Italia u shpall luftë perandorive të Gjermanisë dhe Austro-Hungarisë, ndërsa më 20 gusht 1915 i shpall luftë Shtetit Osman. Vetëm se pas hyrjes në luftë Italia do të nisë të zhgënjehet. Duke qene se Anglia me Francën nuk arrijnë të kalojnë Grykën e Çanakalasë nuk realizohet plani i saj për të marrë pjesën e premtuar nga territoret turke. Përveç kësaj vështirësi do të ketë edhe për vendet që i ishin premtuar në Adriatik dhe Shqipëri.

Mirë u dëgjofshim javën e ardhshme në të njëjtën orë, për të folur mbi pushtimin e tokave shqiptare gjatë Luftës së Parë Botërore. (vazhdon)

U përgatit nga: Dr. Halil ÖZCAN (Pedagog i lëndës “Parimet e Ataturkut dhe Historia e Revolucionit Turk” në Universitetin “Baskent” në Ankara.)

U përshtat në shqip nga: Serdar HÜSEYNİ/ trt

Burimet dhe literatura kryesore:

· AKŞİN, Sina ve FIRAT, Melek, , “İki Savaş Arası Dönemde Balkanlar” Balkanlar, Ortadoğu ve Balkan İncelemeleri Vakfı Yayınları, İstanbul, 1993, s.97-124.

· ÇELEBİ, Mevlüt, Milli Mücadele Döneminde Türk-İtalyan İlişkileri, Atatürk Araştırma Merkezi, Ankara, 2002.

· ESMER, Ahmet Şükrü, Siyasî Tarih (1919-1939), Siyasal Bilgiler Fakültesi Yayınları No:30-12, Güney Matbaacılık ve Gazetecilik T.A.O., Ankara, 1953.

· GİAFFO, Lou, ALBANIA: Eye Of The Balkan Vortex, Xlıbrıs Corporation, United States Of America, 1999.

· GÜNDOĞAN, Kadir, Kurtuluş Savaşı Sırasında Türk-İtalyan İlişkileri (1919-1922), Yayımlanmamış Yüksek Lisans Tezi, Ankara Üniversitesi Türk İnkılâp Tarihi Enstitüsü, Ankara, 1990.

· KURTCEPHE, İsrafil Türk-İtalyan İlişkileri (1911-1916), Türk Tarih Kurumu Basımevi, Ankara, 1995.

· MACMİLLAN,Margaret, Paris 1919: 1919 Paris Barış Konferansı ve Dünyayı Değiştiren Altı Ayın Hikâyesi, Çev. Belkıs Dişbudak, ODTÜ Yayıncılık, Ankara, 2004.

· ÖZCAN, Halil, Atatürk Dönemi Türkiye-Arnavutluk İlişkileri (1920-1938), Atatürk Araştırma Merkezi, Ankara, 2011.

[1] İsrafil Kurtcephe, Türk-İtalyan İlişkileri (1911-1916), Türk Tarih Kurumu Basımevi, Ankara, 1995, s.234.

[2]Kadir Gündoğan, Kurtuluş Savaşı Sırasında Türk-İtalyan İlişkileri (1919-1922), Yayımlanmamış Yüksek Lisans Tezi, Ankara Üniversitesi Türk İnkılâp Tarihi Enstitüsü, Ankara, 1990, s.11-13.

[3]Lou Giaffo, ALBANIA: Eye Of The Balkan Vortex, Xlıbrıs Corporation, United States Of America, 1999, s.377-378

[4]Mevlüt Çelebi, Milli Mücadele Döneminde Türk-İtalyan İlişkileri, Atatürk Araştırma Merkezi, Ankara, 2002, s.20.

[5]Gündoğan, a.g.e., s.22-23.

[6]Giaffo, a.g.e., s.377-378.

[7]Çelebi, a.g.e., s.12.

[8]Halil Özcan, Atatürk Dönemi Türkiye-Arnavutluk İlişkileri (1920-1938), Atatürk Araştırma Merkezi, Ankara, 2011, s.23.

[9]Özcan, a.g.e., s.23.

[10]Ahmet Şükrü Esmer, Siyasî Tarih (1919-1939), Siyasal Bilgiler Fakültesi Yayınları No:30-12, Güney Matbaacılık ve Gazetecilik T.A.O., Ankara, 1953,s.22

[11]Esmer, a.g.e., s.22-23.

[12]Margaret MacMillan, Paris 1919: 1919 Paris Barış Konferansı ve Dünyayı Değiştiren Altı Ayın Hikâyesi, Çev. Belkıs Dişbudak, ODTÜ Yayıncılık, Ankara, 2004, s.353-354.

[13]Sina Akşin ve Melek Fırat, , “İki Savaş Arası Dönemde Balkanlar” Balkanlar, Ortadoğu ve Balkan İncelemeleri Vakfı Yayınları, İstanbul, 1993, s.109.

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne