Siç e kemi thënë edhe në artikujt e mëparshëm intelektualët shqiptarë, për shkak të pranimit të shqiptarëve nga Shteti Osman si element themelor, ishin ndikuar vonë në lëvizjet separatiste. Por pavarësisht distancimit nga lëvizja separatiste, intelektualët shqiptarë fillojnë e mbështesin lëvizjen Xhonturke (Turqit e Rinj), lëvizje e cila duke filluar nga vitet 1860 do të sjellë ndryshime rrënjësore në jetën politike osmane. Sepse lëvizja xhonturke është një qëndrim opozitar i përvetësuar nga intelektualët kundër pushtetit me qëllim “shpëtimin e shtetit” dhe në kuadër të përpjekjeve për modernizimin dhe orientimin e Shtetit Osman drejt Perëndimit. Në fillim xhonturqit u mblodhën në Londër në vitin 1864 nën drejtimin e Rifat Beut tek një gazetë me emrin “Hürriyet” (Liria). Edhe pse në fillim kemi të bëjmë me një rrymë letrare më vonë ajo fiton përmbajtje politike. Xhonturqit besojnë se me transferimin formalisht të institucioneve evropiane në Shtetin Osman do të lindte vetvetiu një shtet modern dhe i fuqishëm dhe kështu do ta mbronin shtetin ndaj sulmeve në rritje të Perëndimit[1]. Duke qenë se edhe intelektualët shqiptarë e shikonin fatin e atdheut të tyre të ndërlidhur drejtpërdrejt me të ardhmen e Shtetit Osman bëhen ortakë të shqetësimit për shpëtimin e shtetit dhe nisin e përkrahin lëvizjen xhonturke[2].

Vihet re se intelektualët shqiptarë që mbështesin lëvizjen xhonturke në të njëjtën kohë punojnë dhe bëjnë përgatitje edhe për të ardhmen politike të Shqipërisë. Brenda këtyre intelektualëve një vend të veçantë zënë vëllezërit Frashëri, Sami, Abdyl dhe Naim Frashëri. Në vitin 1878 Abdul Frashëri themelon në Stamboll Komitetin Qendror për Mbrojtjen e të Drejtave të Kombësisë Shqiptare dhe merr përsipër kryesimin e këtij komiteti dhe të Lidhjes së Prizrenit si dhe sjell në rend të ditës idenë e autonomisë për Shqipërinë. Ndërsa intelektuali tjetër Sami Frashëri, i cili ishte edhe një gjuhëtar, nuk është për ndarjen e shqiptarëve nga Shteti Osman për sa kohë osmanët do të vazhdojnë të jenë prezentë në Evropë. Por megjithëkëtë ai hedh idenë se në rast të ndryshimit të gjendjes së osmanëve shqiptarët duhet të jenë të gatshëm për të krijuar një shtet të pavarur dhe kërkon prej tyre që të jenë të bashkuar përreth “Besës” shqiptare[3]. Kurse Naimi është një nga poetët kombëtar më të rëndësishëm të shqiptarëve[4].

Intelektualët shqiptarë që mbështesin lëvizjen xhonturke bëjnë përpjekje për të siguruar unitetin e shqiptarëve duke qëndruar brenda kufijve osmanë. Dhe për ta realizuar këtë intelektualët shqiptarë mundohen të përfitojnë një autonomi administrative duke kërkuar bërjen e reformave politike, ekonomike dhe kulturore[5].

Intelektualët osmanë me origjinë shqiptarë zënë vend në themelimin dhe në vazhdim të lëvizjes së dytë xhonturke (që fillon në vitet 1880), e cila lindi si reagim ndaj qeverisjes së Abdylhamitit të Dytë pas Monarkisë së Parë Kushtetuese[6]. Në muajin maj të vitit 1889 në drejtimin e Ibrahim Temos, i cili vazhdonte Shkollën Ushtarake Mjekësore (Mektebi Tıbbiye-i Askeriye), dhe me pjesëmarrjen edhe të Ishak Sükutî, Abdullah Xevdet dhe Mehmet Reshitit formohet “Komiteti Osman i Bashkimit”, i cili është edhe komiteti i parë opozitar brenda Shtetit Osman. Themeluesi dhe anëtari i parë i këtij komiteti, Ibrahim Temo, është shqiptar. Temo ka lindur në mars të vitit 1865 në qytezën Struga të kazasë Ohri, mbi Lumin Drin[7].

Ibrahim Temo fton në komitet edhe anëtarë të tjerë, si Ibrahim Efendiun nga Kosova, Nexhip Draga dhe Shahin Kolonjën, të cilët ishin po ashtu shqiptarë. Shahin Kolonja, i cili ishte deputet i Korçës, dhe Nexhip Draja nga Kosova, anëtarët e parë që u bashkuan me këtë komitet, më vonë do të shërbejnë në lëvizje kombëtare shqiptare[8]. Përveç kësaj Temo hap në Strugë edhe një degë të komitetit dhe siguron që në komitet të anëtarësohen edhe disa të rinj të tjerë. Me deshifrimin e komitetit në vitin 1895 Temo arrestohet, internohet dhe arratiset për në Rumani, ku vazhdon të punojë si doktor. Ndërkohë Temo nga njëra anë vazhdon lidhjet e tij me Gjenevën, Parisin dhe Berlinin, ndërsa nga ana tjetër hap degë të reja të komitetit në disa qytete të Bullgarisë, Maqedonisë dhe Rumanisë. Në Rumani nxjerrë një broshurë me emrin “Hareket” (Lëvizja) dhe gazetën “Sada-yı Millet” (Zëri i Popullit). Përveç kësaj në Bukuresht Temo hap edhe degën e Komitetit Turqit e Rinj. Me nismën e Temos turqit dhe shqiptarët që gjendeshin në Bukuresht formojnë “Delegacionin Miqtë Osmanë” (Osmanlı Dostları Heyeti). Me propozimin që shqiptari Nuçi Naçi i bën Ibrahim Temos në Shqipëri hapen degë të Komitetit Bashkim e Përparim me qëllim për të bërë propagandën e këtij komiteti. Këto degë do të veprojnë nën emrin “Bashkim”, që është përkthimi në shqip i fjalës “İttihat”, pjesë e emërtesës së komitetit xhonturk[9]. Marrëdhënien ndërmjet Komitetit dhe shqiptarëve Bartl[10] e thekson me këto fjalë:“…Në shumë vende komitetet kryengritëse shqiptarë dhe xhonturqve janë krijuar lidhje të afërta. Në vitin 1907 Komiteti Shqiptar i Dibrës bashkohet me Komitetin Bashkim e Përparim. Anëtarët e komitetit të xhonturqve në Gjirokastër njëkohësisht janë edhe pjesëtarë të komiteteve shqiptare vendore. Edhe komiteti i xhonturqve në Shkup ishte i formuar në shkallë të gjerë nga anëtarët e komitetit shqiptar vendor.”

Anëtarët e Komitetit aty nga viti 1895 krijojnë kontakt me Ahmet Riza Pashën, që në atë kohë gjendej në Paris. Në Kongresin e Parë të Komitetit mbajtur në vitin 1902 në Paris krahas Ibrahim Temos marrin pjesë edhe intelektualë të tjerë shqiptarë si Ismail Qemali, Dervish Hima (Ibrahim Naçi), Kadri Hoxha dhe Jashar Erebara. Në këtë situatë, në vitin 1906 yılında Talât Beu bashkë me shokët e tij formojnë në Selanik Komitetin Osman të Lirisë (Osmanlı Hürriyet Cemiyetini). Doktor Nazim Beu, një prej anëtarëve të Komitetit Bashkim e Përparim vjen në Selanik dhe siguron në 21 prill të vitit 1906 bashkimin e Komitetit Osman të Lirisë me Komitetin Bashkim e Përparim[11].Me propozim të Ahmet Rizait organizata merr emrin Komiteti Osman Bashkim e Përparim[12].

Ndërkohë myslimanët dhe shqiptarët reagojnë ndaj zhvillimeve që ndodhin në Maqedoni, ku Komiteti Bashkim e Përparim ishte shumë i organizuar dhe kishte aktivitet intensiv. Këto reagime u sjelli shqiptarëve kontribute të konsiderueshme si në selinë qendrore të Komitetit në Selanik, ashtu edhe në qendrat e tjera të varura prej këtu. Aq sa në datën 23 nëntor 1906 i dërgojnë një letër degës së Konstancës në Rumani, e varur kjo nga qendra e Parisit, dhe përmes kësaj letre kërkojnë që botimet e komitetit të përhapen përmes elementëve shqiptarë si dhe të krijohen lidhje me bejlerët shqiptarë që kanë prona të mëdha dhe gëzojnë[13]. Pas këtyre zhvillimeve në vitin 1906 kryesisht në Selanik, por edhe në Resne, Ohri, Strugë, Gjirokastër, Shkodër, Shkup, Firzovik, Mitrovicë dhe Prizren, qytete të banuara këto me popullsi të dendur shqiptare, u hapën degë të varura nga Komiteti. Përveç kësaj vihet re që Komiteti mbështetet edhe bektashianët shqiptarë[14]. Me bashkimin e Ahmet Rizait dhe Princit Sabahattin në kongresin e dytë të Komitetit mbajtur në vitin 1907 për nevojën e rrëzimit të Abdulhamitit të Dytë duke marrë vendim për ta bërë këtë edhe me përpjekje të armatosur vëmë re se nacionalistët shqiptarë fillojnë dhe afrohen më shumë me Komitetin.

Si përfundim intelektualët me origjinë osmane kanë një kontribut të madh në formimin dhe zhvillimin e Komitetit. Qenia shqiptar e Ibrahim Temos, themeluesit numër një të Komitetit, e bën edhe më të lehtë hyrjen e shqiptarëve në Komitet[15]. Përveç kësaj ajo që ka luajtur një rol të rëndësishëm në pjesëmarrjen e shqiptarëve në Komitetin Bashkim e Përparim është mbështetja që u kanë dhënë atyre teqetë bektashiane dhe oficerët me origjinë shqiptare të ushtrisë osmane me detyrë në Maqedoni.

U përgatit nga: Dr. Halil Özcan (Pedagog i lëndës “Parimet e Ataturkut dhe Historia e Revolucionit Turk” në Universitetin “Hacettepe” në Ankara.)

U përshtat në shqip nga:Serdar Hüseyni.

Burimet dhe literatura kryesore:

ÇELİK, Bilgin, İttihatçılar ve Arnavutlar: II.Meşrutiyet Döneminde Arnavut Ulusçuluğu ve Arnavutluk Sorunu, Büke Kitapları, İstanbul 2004.

AKŞİN, Sina, Ana Çizgileriyle Türkiye’nin Yakın Tarihi 1789-1980, İmaj Yayıncılık, Ankara, 1998, 38-39.

BARTL, Peter, Milli Bağımsızlık Hareketleri Esnâsında Arnavutluk Müslümanları, çeviren Ali Taner, Bedir Yayınları, İstanbul, 1998.

BOZBORA, Nuray, Osmanlı Yönetiminde Arnavutluk ve Arnavut Ulusçuluğu’nun Gelişimi, Boyut Yayıncılık, İstanbul, 1997.

RAMSAUR Ernest E., Jön Türkler ve 1908 İhtilâli, Pozitif Yayınları, İstanbul, 2007, fq. 20-21.

ÖZCAN, Halil, “Emekli Erkânıharp Miralay Selahattin Beyin II. Meşrutiyet’in İlânına Katkısı”, Ank. Üniversitesi Türk İnkılâp Tarihi EnstitüsüAtatürk Yolu Dergisi, Sayı: 45, Bahar 2010, fq.83-102.

SÖNMEZ, Banu İşlet, II. Meşrutiyette Arnavut Muhalefeti, Yapı Kredi Yayınları, İstanbul, 2007.

TEMO, Doktor İbrahim, İttihat ve Terakki Cemiyetinin Teşekkülü ve Hıdematı Vataniye ve Inkılâbı Milliye Dair Hatıratım, Mecidiye Romanya, 1939.

[1]Ernest E. Ramsaur, Jön Türkler ve 1908 İhtilâli, Pozitif Yayınları, İstanbul, 2007, fq. 20-21.

[2]Banu İşlet Sönmez, II. Meşrutiyette Arnavut Muhalefeti, Yapı Kredi Yayınları, İstanbul, 2007, fq. 67-68.

[3]Sönmez, po aty, fq. 69-70.

[4]Bilgin Çelik, İttihatçılar ve Arnavutlar: II.Meşrutiyet Döneminde Arnavut Ulusçuluğu ve Arnavutluk Sorunu, Büke Kitapları, İstanbuli 2004, fq.54.

[5]Sönmez, po aty, fq.74.

[6]Çelik, İttihatçılar ve Arnavutlar…, fq. 89.

[7]Doktor İbrahim Temo, İttihat ve Terakki Cemiyetinin Teşekkülü ve Hıdematı Vataniye ve Inkılâbı Milliye Dair Hatıratım, Mecidiye Romanya, 1939, fq.5-18.

[8]Nuray Bozbora, Osmanlı Yönetiminde Arnavutluk ve Arnavut Ulusçuluğu’nun Gelişimi, Boyut Yayıncılık, İstanbul, 1997, fq. 264.

[9]Sönmez, po aty, fq.74-76.

[10] Peter Bartl, Milli Bağımsızlık Hareketleri Esnâsında Arnavutluk Müslümanları, çeviren Ali Taner, Bedir Yayınları, İstanbul, 1998, fq. 262-263.

[11] Halil Özcan, “Emekli Erkânıharp Miralay Selahattin Beyin II. Meşrutiyet’in İlânına Katkısı”, Ank. Üniversitesi Türk İnkılâp Tarihi EnstitüsüAtatürk Yolu Dergisi, Sayı: 45, Bahar 2010, fq. 86.

[12] Sina Akşin, Ana Çizgileriyle Türkiye’nin Yakın Tarihi 1789-1980, İmaj Yayıncılık, Ankara, 1998, 38-39.

[13]Sönmez, po aty, fq.75-80.

[14]Sönmez, po aty, fq.81-82.

[15]Çelik, İttihatçılar ve Arnavutlar…, fq. 92.

46