Marrëdhëniet Turqi-BE: Loja e re e Amerikës për Lindjen e Mesme

Turqia nga njëra anë i jep goditje të forta organizatave terroriste brenda vendit duke filluar nga PKK dhe DAESH, nga ana tjetër vazhdon luftën kundër tyre edhe jashtë kufijve të saj. Në këtë kuadër, me operacionin ‘Mburoja e Eufratit’ ka ‘tkurrur’ YPG-në dhe DAESH-in, kurse në kuadër të operacionit “Mburoja e Tigrit” ka goditur objektivat e PKK-YPG në Sinxhar.

Gjithashtu, me operacionin e Karaçok-ut që vazhdon paralelisht me operacionin e Tigrit, janë marrë në shënjestër objektivët e terroristëve të YPG-së në veri të Sirisë. Por ky operacion është ndeshur me reagimin e aleatëve të Turqisë duke filluar nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Rusia dhe vende të tjera. Në kundërpërgjigje të operacioneve të Turqisë, Shtetet e Bashkuara të Amerikës miratuan dhe bënë zyrtare ndihmën me armë kundrejt YPG-së që është fraksioni i organizatës separatiste terroriste PKK në Siri. Kështu që në një kohë që kjo ndodhi menjëherë përpara vizitës së Presidentit Erdoan në Amerikë, miratimi nga ana e Trump për ti dhënë armë dhe pajisje të rënda ushtarake YPG-së, vuri në vështirësi Turqinë.

Turqia, operacionin e sipërpërmendur e bëri për të parandaluar grumbullimin e PKK-së në Sinxhar dhe për tu kundërpërgjigjur sulmit të terroristëve të PKK-YPG në veri të Sirisë kundrejt postës ushtarake në nënprefekturën Këzëlltepe (Kızıltepe) të rrethit Mardin në Turqi.

Por Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Rusia, pas operacioneve të Turqisë, për të mbrojtur terroristët e PYD-së dhe YPG-së dislokuan trupat e tyre ushtarakë në kufirin Turqi-Siri. Ndërkohë që ushtarët rusë u dërguan në kufi në rajonin Afrin dhe Menbixh, ushtarët amerikanë u dislokuan në qytezën Telabjat në kufi me Turqinë. Kështu që Rusia dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës duke mbajtur një qëndrim shpërfillës ndaj shqetësimeve për sigurinë kombëtare të Sirisë, japin sinjale të fuqishme për luajtjen e një loje të re në rajon.

Kurse Shtetet e Bashkuara të Amerikës, arsye për ndihmën me armë dhe mbështetje logjistike ndaj YPG-së parashtron qëllimin për të mposhtur DAESH-in dhe marrjen e kontrollit të Rakka-s. Por Turqia i propozoi Shteteve të Bashkuara të Amerikës që operacionin e Rakka-s ta zhvillojnë forcat speciale turke dhe amerikane dhe forcat e Ushtrisë së Lirë Siriane. Më pas, duke filluar nga data 21 mars, në kuadër të fillimit të operacionit defakto të Rakka-s, u vu re se për të mposhtur DAESH-in, Amerika zgjodhi bashkëpunimin me YPG-në. Në të vërtetë ky bashkim (kjo strukturë) të cilin e organizuan Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe përbëhet më shumë nga YPG-ja, është një forcë e errët që përpiqet të krijohet nga Forcat Demokratike të Sirisë (FDS). Brenda kësaj force ka pak elementë arabë dhe një numër të konsiderueshëm legjionarësh amerikanë, kanadezë dhe vende të ndryshme të Evropës.

Në këtë kuadër, ndërkohë që forcat YPG-FDS iu afruan Rakkas deri në 8 kilometra, njësitë speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës u dislokuan në rajonin Tabka. Pikërisht në këtë periudhë, miratimi i mbështetjes me armë për YPG-në nga Presidenti Trump, rriti dyshimet në lidhje me qëllimet e Amerikës në rajon. Nëse gjendja është e tillë, që duket qartë se ashtu është, atëherë dalin në shesh të dhëna të qarta se përse SHBA nuk ka vepruar bashkë me Turqinë dhe përse paraqitet në ushtri e tillë. Duket se politika e jashtme e Shteteve të Bashkuara të Amerikës jep sinjale për kthim në projektin e Lindjes së Mesme të Madhe e filluar në periudhën e Presidentit Bush. Me një ushtri mashë që do të krijojnë në Siri, do të mundohen të vendosin përsëri kufijtë e rajonit. Në kuadër të kësaj strategjie të re, nga njëra anë synohet copëtimi i rajonit dhe nga ana tjetër krijohet infrastruktura e Projektit të Izraelit të Madh.

E parë nga zhvillimi i ngjarjeve në rajon që nga fillimi i krizës në Siri duket qartë se i vetmi vend që ka përfituar nga kjo është vetëm Izraeli. Kurse synimi përfundimtarë i strategjisë së Lindjes së Mesme të Madhe është vendosja e sovranitetit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Lindjen e Mesme. Për sa i përket marrëdhënieve turko-amerikane, duket se kjo gjendje e re do të ndikojë negativisht marrëdhëniet ndërmjet dy vendeve. Por Turqia nuk do të shkëpusë marrëdhëniet me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe në temat ku nuk arrihet konsensus, do të përdorë ekuilibrin e saj politik dhe do të mbrojë përfitimet kombëtare./ TRT

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne