Marrëdhëniet Turqi-BE po shkojnë drejt rigjallërimit

Përfaqësuesi i përhershëm i Turqisë në Bashkimin Evropian, ambasadori Faruk Kajmakxhë (Faruk Kaymakcı) bëri vlerësime në lidhje me vizitat zyrtare ndërmjet Turqisë dhe Bashkimit Evropian, që do të intensifikohen javën e ardhshme.

Kajmakxhë tha se interesat në fushën e ekonomisë, tregtisë, emigrimit, luftës kundër terrorit, sigurisë, mbrojtjes, energjisë, transportit dhe politikës së jashtme e bëjnë Turqinë dhe Bashkimin Evropian të domosdoshme për njëra-tjetrën.

Ai tha se kohët e fundit vendet dhe institucionet e Bashkimit Evropian kanë filluar ta kuptojnë më mirë Turqinë dhe kanë filluar të konceptojnë më drejt tentativën për grusht shteti (15 korrik 2016) dhe pasojat.

“Evropianë kanë filluar të shohin fytyrën e vërtetë të organizatës terroriste gyleniste (FETO) dhe anën e saj të krimit, tentativës së grushtit të shtetit dhe terroriste. Kam besimin se pritshmëritë tona të përbashkëta, objektivat e përbashkëta dhe interesat për periudhën në vijim, do të afrojnë edhe më shumë Turqinë dhe Bashkimin Evropian me njëra-tjetrën” Tha Kajmakxhë.

Ndërsa në lidhje me përditësimin e Unionit Doganor, tha: “Procesi i përditësimit të Unionit Doganor, që i intereson 28 vendeve anëtare të Bashkimit Evropian, nuk duhet marrë peng nga interesat e një ose disa vendeve. Përditësimi në fund të fundit duhet të jetë në interes të të gjitha vendeve. Në periudhën në vijim mund të ketë zhvillim në këtë çështje. Në mbledhjen e dialogut ekonomik kjo çështje do të vijë në rend të ditës”.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 


NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne