Presidenti i Serbisë Aleksandar Vuçiç, ka thënë se për të mirën e shqiptarëve dhe serbëve në Kosovë duhet të arrihet një kompromis, pasi siç shprehet ai nuk dëshiron që të sjellë një tragjedi më të madhe në Serbi.
“Unë e shoh se njerëzit nuk e kuptojnë dhe nëse nuk e kuptojnë unë nuk kam asnjë problem me këtë. Por, unë nuk dua që të udhëheq një politikë e cila në të ardhmen so t’i sillte Serbisë tragjedi më të këqia”, ka thënë Vuçiç në një intervistë me “Espresso”.
Presidenti më tej ka folur edhe për demarkacionin mes Kosovës dhe Serbisë.
I pyetur nëse mund të shpjegojë më saktë demarkacionin e Kosovës, Vuçiç është përgjigjur se kurrë nuk e ka thënë një gjë të tillë, por që sipas tij, ai ka folur për vendosjen e një kufiri mes serbëve dhe shqiptarëve.
“Në bazë të asaj që thoni ju, nëse ne vendosim kufirin, atëherë kjo i bie që ne e kemi njohur Kosovën”, tha lideri serb.
Vuçiç ka thënë po ashtu se duhet të gjendet një zgjidhje e problemit me Kosovën pasi sipas tij, duhet të mendohet për të ardhmen e fëmijëve.
Presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, theksoi se është i vetëdijshëm që disa po e quajnë tradhtar dhe si udhëheqësin më të keq të Serbisë, por ai tha se Kosova ka shpallur pavarësinë e saj në vitin 2008 dhe jo në këtë kohë kur ai po udhëheq shtetin serb.
21