Martesë si qëmoti: 25-vjeçari shqiptar fejohet me 13-vjeçaren, nuk e prek me dorë dersa të rritet pak

Në një fshat në zonën malore në qendër të vendit, emisioni investigativ italian ka zbuluar një rast martese ku një 13-vjeçare e kishin fejuar me një 25-vjeçar. Sipas ‘La lene’, familja e të miturës ja kishin premtuar vajzën 25-vjeçarit, duke përcaktuar kështu të ardhmen e saj.

Gazetari italian ka komunikuar me familjarët e vajzës, babait të së cilës i duket diçka mëse normale veprimi që po bën me 13-vjeçaren.

Babai: Është e vogël, ndaj presim që të mbarojë shkollën 9-vjeçare pastaj të martohet.

Gazetari: Ka kaluar një natë me të?

Babai: Ka qenë për tu njohur me familjen tjetër.

Gazetari: Kush e ka zgjedhur gruan për ty?

Babai i vajzës: Baba.

Gazetari: Është traditë?

Babai: Jo, por ashtu ra rasti.

Gazetari: Vajza jote tjetër në çfarë moshe u martua?

Babai: 14-15 vjeçe.

Gazetari: Mendon se është e drejtë në këtë moshë?

Babai: Kishte qejf goca. Ata të dy pëlqehen edhe pse janë të rinj.

Gazetari: Vetëm këtu ndodh, në shumë shtete të tjera një prind s’do ta lejonte…

Babai: Edhe ai nuk e merr aq të vogël. Por e ka prenotutr. Ai e di se është e tija, por pa mbaruar shkollën as ai nuk e merr.

Gazetari: Por nëse një vajzë shkon te babai dhe i thotë dua të martohem se jam dashuruar, ajo nuk e di nëse është e mira e saj, ndaj janë prindërit…

Babai: Ç’mund të bëjë nëse ajo do vetë?

Gazetari: Duhet të dëgjosh vëllain tënd…

Babai: Do merrem unë, të mbaroj një herë shkollën, pastaj shohim.

Takimi me 13- vjeçaren

Gazetari: Kur jeni takuar?

Vajza: Para një muaji u takuam në një lokal, i thashë të mbaroj shkollën, ta shoh çfarë personi është. I thashë të mbaroj shkollën dhe pastaj më pas do fejoheshim.

Gazetari: Kur takoheni çfarë bëni?

Vajza: Jemi takuar 5 herë. S’bëjmë gjë.

Gazetari: Fle në shtëpinë tuaj kur vjen?

Vajza: Rri pak këtu edhe ikën.

Gazetari: Të pëlqen?

Vajza: Po.

Gazetari: Çfarë të pëlqen tek ai?

Vajza: Është i sjellshëm.

Gazetari: Po sikur pas ca vitesh mos të të pëlqente më?

Vajza: Nuk e di.

Gazetari: I ke dhënë fjalën…

Vajza: Po i kam dhënë fjalën.

Gazetari: Cfarë do të pëlqente të bëheshe?

Vajza: Nuk e di.

Gazetari: Je e lumtur?

Vajza: Po pak.

Gazetari: Motra më e madhe sa vjeç është?

Vajza: 16 vjeçe.

Gazetari: Rri me të fejuarin?

Vajza: Bashkëjetojnë.

Gazetari: Je e sigurt se po bën gjënë e duhur?

Vajza: Nuk e di.

Takim me 25-vjeçarin, i cili po ndërton shtëpinë në një fshat tjetër, ku do të jetojë me vajzën.

Djali: Jemi lidhur me gocën, e dua, e desha. Pasi të mbarojë shkollën do bëkjmë drekën, më vonë do ta marr. Ligji nuk mund të ndalojë gjë, edhe motra ime 16 vjeçe u martua. Unë e dua të kaloj jetën, nuk dua të tallem. Kemi rënë në dashuri, nuk ka asnjë problem.

Djali: Do ta lë të rritet, të mbarojë shkollën. Nëse familja e mëson për mirë do kalojë jetën me mua.

Gazetari i thotë se s*ksi me të mitur është pe*ofili.

Djali: Unë nuk e kam marrë ta mbaj në krevat që tani. Besoj që s’do kem probleme. Të bëhet nja 16-17 vjeçe. Me mua shkollë, shtëpi, nuk ka lojëra etj

NDANI KËTË POSTIM

Mund tju interesojne